Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt altarit këtë verë! Aktori zbulon detajet e para të ceremonisë buzë detit

P
Piranjat 2 May 2026, 16:12 · 3 min lexim
Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt altarit këtë verë! Aktori

Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “Late night show” ka sjellë menjëherë lajme të bujshme për showbiz-in shqiptar.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Donald Veshaj ka thyer heshtjen dhe u është përgjigjur pyetjeve të publikut, duke folur hapur për jetën e tij personale dhe planet e së ardhmes me moderatoren Bora Zemani.

Gjatë bisedës, Donaldi konfirmoi atë që fansat prisnin prej kohësh: dyshja po planifikon të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë pikërisht këtë verë! Megjithatë, duket se çifti ka një vizion paksa të ndryshëm se si duhet të organizohet dita e tyre e madhe.

Donaldi zbuloi me humor dallimin mes dëshirave të tij dhe atyre të Borës, duke u shprehur: “Unë dhe Bora po mendojmë për një dasmë. Vetëm se ajo do diçka të madhe, unë dua diçka festë intime, me 20-25 të ftuar. Jemi në këto ujëra dhe këtë verë duam të bëjmë dasmë.” Përveç dasmës, aktori nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për zgjerimin e familjes.

Ai pranoi se ardhja e një fëmije është një dëshirë e madhe e të dyve, por theksoi se preferon që gjërat të bëhen me hapa të sigurt dhe sipas radhës tradicionale.

“Unë do preferoja të bëhesha baba pas dasmës. E kemi në plan e duam shumë. Pres të martohem edhe bebi…”, – zbuloi Donaldi.

Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë dasma e çiftit do të mbahet në jug të vendit, buzë detit. Deri më tani, detajet kanë qenë shumë të pakta për faktin se çifti është ende duke u marrë me detajet e para.

Bora Zemani ka refuzuar të përgjigjet duke u shprehur se shtatzënia dhe martesa e saj komentohen çdo muaj. Por theksoi se, Donald Veshaj “me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime”.

“Ka zëra që martohesh këtë verë. Ti qeshe, qenka e vërtetë”, u pyet prezantuesja. “Shtatzënia dhe martesa ime komentohen çdo muaj, çdo verë, çdo vit, si në formë thashethemi. Me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime është patjetër Donaldi. Kjo është e sigurte”, tha Bora Zemani.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.