Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
SHOWBIZ

Bora Zemani largohet nga Top Channel

P
Piranjat16 August 2026, 11:56 · 2 min lexim
Bora Zemani largohet nga Top Channel

Bora Zemani nuk do të jetë pjesë e ekranit të Top Channel në sezonin e ri televiziv.

Mesohet se kapitulli mes moderatores dhe televizionit është mbyllur pa zhurmë, pas një periudhe të gjatë gjatë së cilës ajo drejtoi disa prej produksioneve më të rëndësishme argëtuese të këtij ekrani

Një prej pikave që ndryshoi ndjeshëm trajektoren e saj televizive ishte “Për’puthen”. Bora mori drejtimin e formatit në vitin 2020 dhe sezoni i saj i parë u kthye në një fenomen të madh audience, veçanërisht në platformat digjitale.

Pas suksesit të “Për’puthen”, Bora kaloi në spektakle të tjera të rëndësishme të Top Channel. Në vitin 2022 ajo mori drejtimin e “Dancing With The Stars”, ku u rikthye si moderatore edhe në sezonin pasues.

Më vonë, Zemani iu besua edhe “Piramida”, një tjetër format në prime time që e mbajti atë në vijën e parë të figurave të argëtimit në televizion.

Në vitin 2025, ajo iu bashkua edhe “Për Shqiptarët”, programit me karakter humanitar të drejtuar së bashku me Elvis Naçin. Top Channel e prezantoi Borën atë vit si risinë e sezonit të dytë, ndërsa ajo vazhdoi në krye të programit edhe në sezonin pasues.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës për Bora Zemanin. Një mundësi është që ajo të fokusohet më shumë në aktivitetin e saj sipërmarrës dhe në brandin “Zeman”, ndërsa nuk përjashtohet as një angazhim i ri nën një tjetër logo televizive.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.