Braktisi Londrën për Tiranën/ Françeska Murati zbulon arsyen me një postim

Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit një detaj nga jeta e saj personale, duke treguar arsyen pse vendosi të largohej nga Londra dhe të ndërtonte jetën në Tiranë.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, modelja u përball me pyetjen: "Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?"
Në vend të një shpjegimi të gjatë, ajo zgjodhi t’i përgjigjej me një fotografi nga bregdeti, duke e shoqëruar me një mesazh domethënës:
"Sepse tani, çdo e premte duket kështu."

Me këtë përgjigje, Françeska la të kuptohet se ritmi i jetës në Shqipëri i ofron më shumë qetësi, kohë për veten dhe mundësinë për të shijuar detin dhe momentet e lira, diçka që duket se ka peshuar më shumë se jeta në një metropol si Londra.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të spektaklit, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e saj.
Përgjigjja e saj e shkurtër, por plot domethënie, është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e kanë parë si një dëshmi se, për Françeskën, cilësia e jetës dhe koha për të shijuar momentet vlejnë më shumë se jeta në një nga qytetet më të mëdha të Europës.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier nga adoleshentet, reagon ashpër Luiz Ejlli: Kemi dështuar të gjithë

“Nuk di çka flet, si me dëgju Gjestin”/ G-Bani 'thumbon' papritur

Vdes në moshën 75-vjeçare këngëtarja e njohur britanike

Gafa e Dwayne Johnson bëhet virale, aktori keqkupton pyetjen dhe shkakton të qeshura gjatë intervistës

“Bride to Be” Aurora dhe Kushtrimi ndezin rrjetin, një detaj nga festa e ditëlindjes nxit aludimet për martesë





