Britney Spears alarmon fansat: Kujdes me botox-in, më ra qepalla për katër javë

Britney Spears ka vendosur që t’i paralajmërojë ndjekësit e saj rreth rreziqeve të procedurave me botox. Këngëtarja e famshme publikoi në Instagram një video ku tregoi se pas injektimit të botox-it në zonën rreth syrit, qepalla e majtë i kishte rënë dukshëm.
Sipas 44-vjeçares, sasia e injektuar në atë zonë ka qenë e tepërt. Duke treguar syrin në video, ylli i muzikës shpjegoi se ndryshimi në pamjen e saj ishte bërë menjëherë i dukshëm. Problemi, sipas rrëfimit të saj, nuk ishte i përkohshëm vetëm për pak ditë. Këngëtarja tha se qepalla i kishte qëndruar e varur për rreth katër javë dhe se vetëm kohët e fundit gjendja kishte nisur të përmirësohej.
“Vendosi aq shumë botox në këtë sy, saqë më ra kështu”, u shpreh Britney, duke shtuar se situata kishte qenë tepër e sikletshme për të. Spears më pas përdori rastin për t’u bërë thirrje veçanërisht grave që të informohen mirë përpara se të zgjedhin një trajtim estetik. “Duhet të bëni kujdes me botox-in.
Këta njerëz dhe këta mjekë mund t’iu prishin vërtet sytë”, tha ajo, duke theksuar se ndryshimet në fytyrë duhet të trajtohen me shumë kujdes. Në fund të videos, artistja përcolli edhe një tjetër mesazh për ndjekësit, duke i nxitur të kujdesen për trupin e tyre dhe të mos marrin vendime të nxituara për pamjen. “Nuk mund t’i besosh askujt!!!”, shkroi Spears në përshkrimin e publikimit.
Rikujtojmë se Spears ka bërë një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, duke folur për marrëdhënien me dy djemtë e saj dhe për plagë të së kaluarës që, sipas saj, ende e prekin emocionalisht. Këngëtarja 44-vjeçare shkroi në X se një bisedë me një prej djemve të saj, i cili i kishte thënë se nuk besonte në Zot, e bëri të reflektonte thellë mbi rolin e saj si nënë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Meghan Markle tregon si vajza e saj i jep kurajë: Lili do ta bënte

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

Britney Spears rrëfen efektin e papritur të Botox-it: Për katër javë nuk e lëvizja syrin normalisht

Brooklyn Beckham kritikohet për mënyrën e pazakontë të gatimit! Zjeu makaronat me ujë deti

Adelina Ismaili ngre pikëpyetje për suksesin e Dua Lipës dhe Rita Orës: Nuk besoj se do të kishin ‘ndezur’ në Kosovë

U panë shumë pranë, tani nuk ndjekin më njëri-tjetrin/ Çfarë po ndodh mes Butrint Imerit dhe aktores turke?

VIDEO/ Dua nuk përmbahet, bëhet viral shikimi ‘hot’ i saj ndaj bashkëshortit

Bikini, jaht luksoz dhe një mungesë që po komentohet? Familja Beckham shijon pushimet në Francë!





