Britney Spears pranon fajësinë dhe shpallet fajtore, dënohet

Këngëtarja e njohur Britney Spears është shpallur fajtore në çështjen e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave, ndërsa gjykata i ka vendosur 12 muaj mbikëqyrje.Vendimi është dhënë nga një gjykatë në Kaliforni, ku artistja ishte arrestuar në mars të këtij viti, pasi u ndalua nga policia pranë banesës së saj nën dyshimin se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
44-vjeçarja nuk u paraqit personalisht në seancë, por u përfaqësua nga avokati i saj, i cili deklaroi fajësinë në emër të saj. Duke qenë se bëhet fjalë për një kundërvajtje, prania e saj nuk ishte e detyrueshme.
Sipas procedurës ligjore, rasti është trajtuar si “wet reckless”, që nënkupton pranim faji për drejtim të rrezikshëm të lidhur me alkool apo substanca. Ky vendim parashikon mbikëqyrje për 12 muaj, pagesë gjobash dhe ndjekjen e një programi edukimi për drejtimin në gjendje të dehur.
Pak para seancës, mediat raportuan se Britney Spears kishte dalë nga një klinikë rehabilitimi, ku ishte shtruar me dëshirën e saj disa javë më parë.
Pas arrestimit, përfaqësues të saj e cilësuan ngjarjen si “të pajustifikuar”, duke shtuar se këngëtarja do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të respektuar ligjin dhe për të marrë mbështetjen e duhur.
Lexo edhe
SHOWBIZ
VIDEO/ Konfirmohet romanca e re e Jonida Maliqit, kapet "mat" krah ish-banorit të BBVIP

Sulmet ndaj Mimoza Ahmeti, ish-konkurrenti i Ferma Vip reagon ashpër!

Reagim i fortë i familjarëve të Mozës: Thirrje për ndërhyrje ndaj produksionit

Ngjarja e rëndë në Durrës, reagon Kiara Tito: Zemrat tona janë me ju

Pasi kreu dënimin për përdhunim, i konvetuar si predikues ungjillor, Daniel Alves u predikon 35.000 njerëzve në stadiumin e Atléticos

Malbora përjashtohet nga Ferma, shkeli rregullat e vendosura nga Agai

E bujshme: Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes nê BBVA?

Përplasje e ashpër në “Ferma Vip”, Adioni-Mimoza Ahmetit: Ahmetoviq, bush*ër! Ta jap për fytyre…





