Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati... Rama me një tjetër ftesë për studentët, sofra e gurit vendoset sërish para Kryeministrisë Kursi i këmbimit për sot, ja sa blihet dhe shitet euro dhe dollari Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara
SHOWBIZ

Callum Turner flet për jetën me Dua Lipën: Do të doja të rrisja disa fëmijë

P
Piranjat19 August 2026, 15:08 · 2 min lexim
Callum Turner flet për jetën me Dua Lipën: Do të doja

Callum Turner ka folur hapur për të ardhmen e tij me Dua Lipën, duke zbuluar se krijimi i një familjeje është ndër dëshirat që ai ka për vitet e ardhshme.

Në një intervistë për kopertinën digjitale të “Esquire UK”, aktori 36-vjeçar u pyet se çfarë pret nga kapitulli i ardhshëm i jetës, si në aspektin profesional, ashtu edhe atë personal.

“Më shumë nga e njëjta gjë”, u shpreh ai fillimisht për karrierën, përpara se të shtonte: “dhe familje”.

I pyetur nëse të bërit prind është një prioritet për të, Turner nuk e fshehu dëshirën e tij: “Sigurisht, po, jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë.”

Aktori dhe Dua Lipa kanë konsoliduar lidhjen e tyre pas më shumë se dy vitesh së bashku. Çifti u martua më 31 maj në një ceremoni private në një bashki të Londrës, ndërsa një festë më e madhe u zhvillua javën pasuese në Siçili.

Romanca e tyre nisi në fillim të vitit 2024, pasi u takuan në premierën e “Masters of the Air” në Londër. Pak muaj më vonë, lidhja u bë publike edhe në rrjetet sociale. Në qershor 2025, Dua Lipa konfirmoi fejesën me Turner për “British Vogue”, duke treguar për herë të parë edhe unazën e saj.

Edhe këngëtarja britaniko-shqiptare ka folur më herët për dëshirën për t’u bërë nënë. Megjithatë, ajo ka pranuar se karriera muzikore dhe angazhimet e shumta e bëjnë të vështirë përcaktimin e momentit të duhur.

Për Dua Lipën, prindërimi është diçka që duhet të vijë natyrshëm, “thjesht do të ndodhë kur të jetë momenti i duhur”.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.