Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Charles III dhe Camilla nuk do të banojnë më në Buckingham Palace

P
Piranjat26 June 2026, 23:01 · 2 min lexim
Charles III dhe Camilla nuk do të banojnë më në Buckingham

Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla nuk do ta kenë më Buckingham Palace si rezidencën e tyre kryesore, duke i dhënë fund një tradite që ka zgjatur pothuajse dy shekuj.

Vendimi, i marrë pas javësh diskutimesh dhe i ndikuar edhe nga punimet e gjera restauruese në pallat, synon të rrisë aksesin e publikut në simbolin më të njohur të monarkisë britanike, sipas tgcom24. Buckingham Palace ka qenë rezidenca zyrtare e monarkëve britanikë që nga viti 1837. Fillimisht i ndërtuar në vitin 1703 si një rezidencë private për Dukën e Buckinghamit, ai u zgjerua ndër vite deri sa u shndërrua në kompleksin madhështor me 775 dhoma që njihet sot.

Sipas vendimit të ri, Charles III dhe Camilla do të vendosen në Clarence House, rezidenca historike pranë Buckingham Palace, ku mbreti ka jetuar që prej vitit 2003. Buckingham Palace do të vazhdojë të shërbejë si rezidencë zyrtare për pritje shtetërore, ceremoni dhe aktivitete të tjera të kurorës.

Një zëdhënës i Pallatit Mbretëror bëri të ditur se vendimi është marrë për të rritur mundësitë e vizitave publike. Kur monarku ndodhet në Buckingham Palace, masat e sigurisë kufizojnë numrin e vizitorëve dhe zonat e aksesueshme, ndërsa përdorimi i tij vetëm për aktivitete zyrtare do ta bëjë më të lehtë hapjen e pallatit për turistët.

Pavarësisht zhvendosjes, Charles dhe Camilla do të vazhdojnë të kenë apartamentet e tyre private në Buckingham Palace, ku do të mund të qëndrojnë gjatë angazhimeve zyrtare ose kur ta konsiderojnë të nevojshme. Burime nga Pallati theksojnë se ky nuk është një largim përfundimtar.

Në të ardhmen, mbreti dhe mbretëresha mund të vendosin të rikthehen për të banuar më rregullisht në Buckingham Palace, pasi të përfundojnë punimet e restaurimit dhe të rivlerësohen nevojat e familjes mbretërore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.