Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
SHOWBIZ

Céline Dion rikthehet në skenë pas dy vitesh, shfaqet në publik para koncerteve në Paris

P
Piranjat30 August 2026, 18:27 · 2 min lexim
Céline Dion rikthehet në skenë pas dy vitesh, shfaqet në

Céline Dion është shfaqur në publik pas një mungese të gjatë dhe këtë herë dalja e saj në Paris vjen pak para një momenti shumë të rëndësishëm në karrierë: rikthimit në skenë.

Këngëtarja 58-vjeçare u fotografua jashtë hotelit në Paris, e veshur me një pardesy bezhë dhe syze dielli, me flokët e kapur pas. Ajo u pa duke përshëndetur fansat dhe fotografët. Kjo raportohet si dalja e saj e parë publike në rreth dy vite.

Dion po përgatitet për disa koncerte në Paris që nisin në shtator, një rikthim i shumëpritur pas viteve të vështira shëndetësore.

Në vitin 2022, këngëtarja u tërhoq nga skena pasi bëri publike diagnozën me stiff-person syndrome, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësim të muskujve në trup, krahë dhe këmbë, si edhe spazma të dhimbshme. Ajo kishte jetuar me këtë gjendje për rreth 17 vite përpara se të fliste publikisht për të.

Rikthimi në skenë ka kërkuar edhe një përgatitje intensive fizike. Dion thuhet se ka ndjekur seanca pilates prej 90 minutash, tri herë në javë, si edhe klasa baleti dy herë në javë.

Ajo ka folur me krenari për faktin që trupi i saj është sërish në gjendje të bëjë atë për të cilin është stërvitur, pavarësisht sëmundjes.

Drejtoresha kreative Annie Horth e ka përshkruar spektaklin e ardhshëm me vetëm një fjalë: “madhështor”. Sipas saj, koncepti është ndërtuar në mënyrë që të pasqyrojë të gjitha anët e Dion, nga momentet intime dhe romantike te ato ku fuqia e zërit të saj del në plan të parë.

Për Céline Dion, ky nuk është rikthimi i parë në skenë që prej diagnozës. Në vitin 2024, ajo emocionoi publikun gjatë Lojërave Olimpike në Paris, që shënoi paraqitjen e parë të madhe live që prej njoftimit të sëmundjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.