Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Cllevio për Unikkatilin: Ai duhej të ishte më përkrahës për mua

P
Piranjat14 May 2026, 22:28 · 2 min lexim
Cllevio për Unikkatilin: Ai duhej të ishte më përkrahës

Reperi i njohur Cllevio është rikthyer në vëmendjen e publikut pas lirimit të tij, duke qenë i ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi, ku ka folur hapur për jetën e tij të re, muzikën dhe raportet e tensionuara me disa figura të skenës së repit shqiptar.

Gjatë intervistës, Cllevio ndau detaje për rikthimin e tij në aktivitetin artistik, duke komentuar edhe një performancë të fundit që u mbyll me një këngë të Unikkatilit. I pyetur për këtë zgjedhje, ai u shpreh me një mesazh emocional për besnikërinë: “Njerëzve që i dua apo i kam dashur, mundohem t’u tregoj që jam këtu prapë për ta, edhe nëse ata nuk kanë qenë aty për mua”.

Më tej, reperi foli edhe për marrëdhënien e tij me Unikkatilin, duke treguar se kanë pasur një raport të drejtpërdrejtë dhe se fillimisht ishte pikërisht ai që e afroi te grupi. Megjithatë, Cllevio tha se komunikimi mes tyre është zbehur me kohën, duke shtuar se “ai ka hallet e veta”, por nuk la pa shprehur edhe pakënaqësi.

Sipas tij, mbështetja e munguar ka qenë një pikë e ndjeshme: “Ai duhej të ishte më përkrahës për mua sepse unë ia kam ngritur kokën. Por, një gango ka ardhur nga Nju Jorku dhe këta nuk e mbajtën dot,” u shpreh ai, duke bërë krahasimin: “Po më përkrah Geti e s’po më përkrah Viktori”.

Në fund të bisedës, Cllevio theksoi pozicionin e tij në skenë dhe refuzimin për të qenë nën hijen e dikujt tjetër, duke mbyllur me një deklaratë të fortë: “Unë nuk e dua refrenin. Nuk jam gango që të varem te komandanti. Unë nuk jam ushtar, unë jam gjeneral!”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.