Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
SHOWBIZ

Cllevio rrëfen përplasjen me Noizy-n: Shkova për pajtim, përfundova i dhunuar

P
Piranjat30 November -1, 00:00 · 2 min lexim
Cllevio rrëfen përplasjen me Noizy-n: Shkova për pajtim,

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio, ka dhënë sërish dëshmi në Gjykatën e Posaçme, ku ka folur jo vetëm për njohjen e tij me Laert Haxhiun, por edhe për konfliktin e bujshëm me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Gjatë dëshmisë së tij, Cllevio theksoi se nuk ka lidhje me personat e përfshirë në procesin gjyqësor, ndërsa sqaroi se me Laert Haxhiun ka pasur njohje që nga fëmijëria, pasi janë rritur në të njëjtën zonë në Lushnjë. Sipas tij, kontaktet mes tyre janë ndërprerë prej vitesh. Ai u ndal edhe te rivaliteti i hershëm me Noizy-n, duke treguar se përplasjet nisën përmes muzikës dhe rrjeteve sociale. Cllevio deklaroi se në fillim kishte përdorur këngët “diss” si një mënyrë për të fituar vëmendje dhe për t’u bërë i njohur në tregun muzikor.

Megjithatë, sipas tij, pas një periudhe konfliktesh vendosi të mbyllte kapitullin e mosmarrëveshjeve dhe të kërkonte pajtim. Ai pretendon se kishte shkuar në një lokal në Durrës për t’i kërkuar falje Noizy-t, por situata mori një drejtim krejt tjetër.

Sipas rrëfimit të Cllevios, sapo mbërriti në vendngjarje, u përball me Noizy-n dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin. Ai pretendon se u godit fizikisht, duke pësuar lëndime në kokë dhe trup, për të cilat më pas mori trajtim mjekësor. Reperi deklaroi gjithashtu se ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe se nuk ka pasur asnjëherë synim të hakmerrej për atë që ndodhi.

Në fund të dëshmisë, Cllevio u pyet edhe për shpërthimin me eksploziv në lokalin e Noizy-t. Ai tha se në kohën kur ndodhi ngjarja ndodhej në burg dhe se nuk kishte dijeni për autorët, duke mohuar çdo informacion që mund ta lidhte Laert Haxhiun me atë episod.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.