Cllevio tregon sa milionë dollarë pasuri zotëron

Intervista e Kleviol Ahmetit në podcastin e Grida Duma ka vijuar me deklarata që lëvizin nga politika te jeta personale, duke zbuluar një profil më kompleks se sa imazhi publik që ka ndërtuar.
Në një nga momentet më të forta, Cllevio flet hapur për ndikimin që mendon se ka në publik.
“Me influencën që kam, nxjerr dy deputetë”, thotë ai, ndërsa shton se është fans i Edi Rama. Deklarata bëhet edhe më personale kur përmend të atin, duke thënë se në familjen e tij mbështetja për Sali Berishën ka qenë aq e fortë sa kthehej në përplasje të ashpra.
Ai ndalet edhe te një periudhë e vështirë e jetës së tij, burgu, që sipas tij nuk e ndaloi, por e shtyu të mendojë ndryshe.
Cllevio tregon se pikërisht nga kabina e burgut hodhi hapat e parë në biznesin e syzeve, duke e kthyer një situatë kufizuese në një mundësi fitimi.
Për herë të parë, ai flet edhe për pasurinë e tij, duke deklaruar se sot zotëron rreth 2 milionë dollarë.
“Dikur vetëm ëndërroja, sot i kam arritur”, shprehet ai, duke e lidhur suksesin me këmbënguljen dhe zgjedhjet personale.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Çfarë ndodhi te “Ferma VIP”? Banorja skualifikohet menjëherë nga loja

“Jetoj në bunker”/ Cllevio bën deklaratën e frikshme për jetën e tij: Ja pse lëviz me makinë të blinduar

Roberti flet për Tunën: Është sjellë keq me nënën time që kishte kancer

FOTO- "Më njohën nga një tatuazh"/ Modelja e Only Fans u rrah barbarisht në Dubai dhe e lanë për të vdekur. Flet pas 10 operacioneve

Stadiumi “fantazmë” në Shqipëri për koncertin e Kanye West, projekti ngre pikëpyetje të mëdha





