Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez pritet të martohen, Portugalia në ethet e ceremonisë së shumëpërfolur

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez mund të jenë shumë pranë një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tyre. Mediat portugeze raportojnë se çifti pritet të kurorëzojë lidhjen e tyre disavjeçare me martesë gjatë kësaj jave.
Sipas zërave të fundit, ceremonia madhështore mund të zhvillohet mes të premtes dhe të shtunës në një nga zonat më elegante pranë Lisbonës. Edhe pse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti, lajmi ka pushtuar mediat rozë dhe ato portugeze.
Ronaldo kishte treguar më herët në një intervistë për Piers Morgan se dasma do të zhvillohej pas përfundimit të Kupës së Botës, por kishte preferuar të mos zbulonte detaje rreth datës apo vendndodhjes.
Fillimisht ishte përfolur se ceremonia do të mbahej në Madeira, vendlindjen e yllit të futbollit. Megjithatë, në ditët e fundit vëmendja është zhvendosur drejt Sintrës, ku përflitet se vendi i mundshëm i dasmës mund të jetë vila historike Quinta da Regaleira, një nga monumentet më të famshme të Portugalisë.
Dyshimet janë shtuar pasi institucioni që administron këtë monument nuk ka dhënë një mohim të drejtpërdrejtë për këto raportime, duke zgjedhur të mos komentojë mbi spekulimet.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Miri rikthen “luftën” me Selinin? Mesazhi me “dhelprën dhe rrushin” ndez rrjetin

Foto/ U arrestua në aeroport me 38 pako me kanabis, “infermierja e Instagram-it” nuk e humb licencën mjekësore edhe pse në burg

Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen në momente intime në jaht luksoz?

Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

Selin kritikon moderimin e Brikenës: Minimalja që duhet të bësh është të studiosh televizionin

VIDEO/ Grimieri shqiptar me famë ndërkombëtare i propozon partnerit të tij për martesë: Ai tha PO

45 vjet nga "Dasma e shekullit" e Lady Diana Spencer dhe Princit Charles

“Do jem single përjetësisht”/ Habit ish-banori i BBV 4, arsyeja do iu lërë pa fjalë!





