Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez u martuan në fshehtësi, publikohen detajet e ceremonisë intime

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez i kanë dhënë fund beqarisë pas një dekade së bashku, duke zgjedhur një martesë krejtësisht larg zhurmës mediatike. Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në Portugali, në praninë e pesë fëmijëve të tyre dhe vetëm pak personave të afërt.
Dasma u zhvillua në një datë me rëndësi të veçantë për çiftin, pikërisht 10 vite pasi rrugët e tyre u kryqëzuan për herë të parë në Madrid, ku Georgina punonte në një dyqan “Gucci”.
Një dasmë larg luksit dhe spektaklit
Ndryshe nga pritshmëritë për një event madhështor, Ronaldo dhe Georgina vendosën ta bëjnë ceremoninë sa më personale. Ata zgjodhën shtëpinë e tyre në Portugali, konkretisht dhomën e ndenjes, si vendin ku do të shkëmbenin betimet.
Georgina ka treguar për “Vogue” se kjo zgjedhje ishte e qëllimshme. Për të, ajo ishte hapësira ku familja kalon pjesën më të madhe të jetës së përditshme, duke ngrënë së bashku dhe duke krijuar kujtime.
Ajo rrëfeu se dikur ëndërronte një martesë përrallore në një kështjellë, me karrocë, fustan të gjatë dhe diamante. Me kalimin e viteve, dëshira e saj ndryshoi dhe ajo kuptoi se donte diçka më intime, pranë partnerit dhe fëmijëve.
“Ishte pikërisht ashtu siç e kisha imagjinuar. Një dasmë private, plot dashuri dhe me familjen tonë në qendër. Nuk munda t’i mbaja lotët”, u shpreh Georgina.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë festa e vetme. Çifti ka në plan të organizojë edhe një ceremoni më të madhe, ku do të jenë të pranishëm familjarët dhe miqtë e tyre.
Të dy zgjodhën “Gucci”
Edhe veshjet kishin një domethënie të veçantë. Ronaldo dhe Georgina zgjodhën “Gucci”, duke iu rikthyer simbolikisht fillimit të historisë së tyre të dashurisë.
Georgina u shfaq me një veshje të bardhë, të kombinuar me këpucë sateni dhe bizhuteri me diamante nga “Chopard”. Ronaldo zgjodhi një kostum në nuancë bezhë, ndërsa edhe fëmijët e çiftit ishin veshur në mënyrë të koordinuar.
Pas ceremonisë, momenti emocional në Fatima
Pas martesës civile, çifti shkoi në Shenjtëroren e Zonjës së Fatimes, ku mori edhe bekimin fetar. Pikërisht aty ku emocionet e Georginës u bënë të dukshme, teksa ajo nuk arriti t’i përmbante lotët.
Pas ceremonisë, Ronaldo dhe Georgina u rikthyen në Arabinë Saudite, ndaj nuk planifikuan një muaj mjalti.
Familja e Ronaldos nuk ishte e pranishme
Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendjen lidhet me mungesën e disa prej familjarëve të Cristiano Ronaldos. Sipas mediave portugeze, në ceremoni nuk morën pjesë nëna e tij, Dolores Aveiro, dhe tre vëllezërit e motrat, Hugo, Elma dhe Katia.
Megjithatë, Dolores reagoi në postimin e djalit të saj për martesën, duke lënë një emoji zemër. Edhe motra e tij, Katia, bëri të njëjtën gjë.
Katër dëshmitarët e martesës ishin motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paisao, si dhe çifti spanjoll José Rodríguez Sangil dhe Mónica González Martínez.
Edhe një marrëveshje paramartesore
Martesa erdhi rreth një vit pas njoftimit të fejesës së tyre. Para ceremonisë, Ronaldo dhe Georgina nënshkruan gjithashtu një marrëveshje paramartesore, e cila përcakton mënyrën e administrimit të pasurive të tyre pas martesës.
Kështu, pas 10 vitesh lidhje dhe një familjeje të madhe, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht burrë e grua – në një ceremoni të vogël, intime dhe shumë larg spektaklit që zakonisht shoqëron një çift të përmasave të tyre.
Lexo edhe
SHOWBIZ
FOTO/ Redon Berani prezanton për herë të parë partneren e tij?

Problem shëndetësor? Gjesti shfaqet me nebulizator dhe shqetëson fansat

“Më thonë gjithmonë se zëri im është bezdisës dhe...”, aktorja shpërthen në lot nga kritikat në rrjet!

Zbulohet një nga konkurrentet e “Big Brother VIP Albania 6”

Ina Aderi kapet mat në aeroport me një tjetër djalë, pas ndarjes nga Keijsi




