Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Dasma sekrete e Dua Lipës? Del data dhe vendi luksoz në Itali

P
Piranjat28 May 2026, 16:05 · 2 min lexim
Dasma sekrete e Dua Lipës? Del data dhe vendi luksoz në Itali

Dasma që po konsiderohet si një nga eventet më të mëdha të showbizit botëror duket se është shumë më pranë nga sa mendohej.

Sipas raportimeve ekskluzive të medias prestigjioze italiane “La Repubblica”, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, pritet të martohen këtë fundjavë.

Burimet bëjnë me dije se ceremonia do të zhvillohet mes datave 5 dhe 7 qershor, ndërsa çifti ka organizuar gjithçka në fshehtësi të plotë. Fillimisht përflitej për një datë tjetër, por duket se planet janë ndryshuar në momentet e fundit, duke e afruar ceremoninë shumë më shpejt.

Bagheria, një qytet historik pranë Palermos në Sicili, i njohur për atmosferën romantike dhe arkitekturën aristokratike. Ceremonia kryesore raportohet se do të mbahet në “Villa Valguarnera”, një rezidencë madhështore e shekullit XVIII që konsiderohet ndër vendet më luksoze dhe elegante të zonës.

Për të ruajtur privatësinë e plotë të çiftit dhe të ftuarve VIP, organizatorët kanë marrë masa të forta sigurie. Mediat italiane raportojnë se dy kate të tëra të hotelit luksoz me pesë yje “Rocco Forte” janë rezervuar ekskluzivisht për këtë event.

Ndërkohë, përgatitjet në Sicili kanë hyrë në fazën finale, ndërsa emrat e të ftuarve po mbahen sekret. Dasma pritet të mbledhë personazhe të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe modës.

Romanca mes Dua Lipës dhe Callum Turner ka qenë një nga më të komentuarat muajt e fundit në mediat rozë ndërkombëtare. Çifti është parë shpesh së bashku në evente publike dhe pushime luksoze, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen e fansave dhe paparacëve.

Tani duket se historia e tyre e dashurisë po shkon drejt hapit më të madh: martesës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.