Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Dasmat tradicionale i kam inat”, Nevina Shtylla flet për herë të parë për planet në të ardhmen: Pjesë e jetës është e një fëmijë

P
Piranjat29 May 2026, 20:35 · 2 min lexim
“Dasmat tradicionale i kam inat”, Nevina Shtylla flet për

Moderatorja Nevina Shtylla ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Albania Radio”, ku foli më shumë për jetën e saj personale dhe raportin me partnerin. Ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar natyrshëm dhe pa barriera.

E pyetur nëse fama i ka krijuar vështirësi në krijimin e një marrëdhënieje, Nevina u shpreh se nuk ka ndodhur kështu, pasi partnerin e njeh prej shumë vitesh.

“Jo, sepse e njoh [partnerin] prej shumë vitesh. Më ka njohur në një fazë që unë nuk isha dhe aq e njohur dhe në përditshmëri me njerëzit që unë i dua fort, me njerëzit me të cilët ndaj jetën time, ndaj një drekë, një darkë, shtëpinë dhe gjithçka tjetër, jam pa barriera, nuk jam i njëjti person që mund të të pres ty në studio televizive se në studio mund të presim këdo,” u shpreh ajo.

Nevina foli gjithashtu edhe për planet për martesë, duke treguar se nuk është shumë e lidhur pas formateve tradicionale të dasmave shqiptare.

“Nuk është se është diçka që unë nuk e dua apo nuk e mendoj, por kam kuptuar me kalimin e kohës që nuk jam një nga ato vajza që dua dasmë tradicionale. Përkundrazi, i kam marrë shumë inat dasmat tipike tradicionale masive. Unë mendoj që në një të ardhme do ta kem një festë, po e quaj kështu, për të celebruar ose kurorëzuar atë dashurinë tonë,” tha Nevila. 

Moderatorja u ndal edhe te tema e fëmijëve, duke theksuar se kjo është pjesë e planeve të saj për të ardhmen.

“Pjesë e jetës është dhe një fëmijë dhe normalisht është diçka që nuk e shmangim dot sado të justifikohemi që kemi ngarkesë. Pa diskutim është në planet tona, po duke parë, duke bërë, duke i shtuar gjërat pak më tepër,” theksoi ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.