Dea Michellee tallet me Erion Braçen për vezët që iu hodhën mbi makinë. Deputeti i përgjigjet dhe e bllokon

Influencerja Dea Michellee është përfshirë në debat në rrjetet sociale edhe me një tjetër deputet të Partisë Socialiste. Influencerja, një nga zërat më të fortë pro protestës, ka postuar një koment në profilin e Erion Braçes në Instagram duke ironizuar deputetin socialist pasi makina e tij u godit me vezë gjatë ditës së sotme te Parlamenti i Shqipërisë.
Komenti i Dea Michellee:
Erion miredita, si je? Vinte shume ere veze makina? E lave vete apo ne servis? Apo e ke lene per momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj. Eshte e keqe veza. Po ashtu, mos ke nevoje te te cojme per ndonje grafi? Mos ke thyer gje? Se si dihet goxha sulm ishte. Me vjen keq. Te përshëndes!
Por, komenti ironik në rrjetet sociale ka marrë përgjigje nga vetë deputeti Braçe, i cili i komenton si më poshtë.
Përgjigjja e Erion Brace:
@deamichellee aaaauuuu, je lare ti?!
Më pas, deputeti Braçe i ka bërë bllok influenceres së njohur. Pavarësisht kësaj, Dea Michelle, ka publikuar një status në rrjetin e saj social, duke theksuar se deputeti socialist bëhet i dyti që e ofendon personalisht.
Komenti i Dea Michellee:
Deputeti i dyte qe e con muhabetin ne ofendime personale dhe me ben block. Me nje tek koment smbajti fare???? me zhgenjeve pak Erion. ☹️☹️☹️☹️ Po i mbledh si pokemona brenda muajit dua 10 te tjere.
Njs e postova qe te kuptoni nivelin e intelektualeve tane, shifemi te kryeministria btw ne proteste, Repeal law 21/2024 puqqq.

Lexo edhe
SHOWBIZ
“Po bëj shumë gjëra në heshtje”/ Selin Bollati: Nëse ky është momenti im unë dua ta jetoj

“Nuk jemi si më parë” Londrimi thyen heshtjen për raportin me Elijonën dhe Klodin

Aktorja fituese e çmimit BAFTA, e filmit “The Good Life”, Penelope Keith ndahet nga jeta në moshën 86 vjeçare

VIDEO/ Martohet vajza më e bukur në botë. Pamje nga momenti i ceremonisë

Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur





