Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale
SHOWBIZ

Detaji që e bëri Shakirën yllin e finales së Kupës së Botës: 200 mijë kristale dhe 120 orë punë

P
Piranjat22 July 2026, 21:16 · 2 min lexim
Detaji që e bëri Shakirën yllin e finales së Kupës

Me 200 mijë kristale që reflektonin dritat e stadiumit dhe një krijim unik couture të dizajnuar posaçërisht për të, Shakira la gjurmën e saj në spektaklin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës.

Këngëtarja e famshme u ngjit të dielën, më 19 korrik, në skenën e stadiumit New York New Jersey, duke mahnitur publikun me një veshje të veçantë nga shtëpia e modës Roberto Cavalli. Krijimi i personalizuar, i realizuar nga drejtori artistik Fausto Puglisi, kërkoi më shumë se dy javë punë për t’u përfunduar.

Veshja përmbante mbi 200 mijë kristale Swarovski dhe rreth 120 orë punë artizanale. Ajo përbëhej nga një trupore e mbuluar me kristale dhe një fund spektakolar me thekë, në nuanca të verdha dhe rozë.

Dizajni u bazua në modelin e krijuar posaçërisht “Ray of Sunset”, një referencë ndaj krijimit ikonë “Ray of Gold” të shtëpisë Roberto Cavalli.

Në skenë me Shakirën u bashkuan edhe 34 kërcimtarët e saj, të cilët kishin veshje të frymëzuara nga look-u i këngëtares, me të njëjtat tone të ngjyrave të perëndimit të diellit.

Shakira performoi në skenën e stadiumit New York New Jersey në East Rutherford, New Jersey, së bashku me Burna Boy, ku interpretuan këngën “Dai Dai”, pjesa zyrtare muzikore e Kupës së Botës 2026.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.