Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier nga adoleshentet, reagon ashpër Luiz Ejlli: Kemi dështuar të gjithë

P
Piranjat 9 July 2026, 13:34 · 3 min lexim
Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier nga adoleshentet, reagon ashpër

Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik përgjatë ditëve të fundit ku një video në të cilën shiheshin disa vajza të reja teksa dhunonin një tjetër adoleshente bëri xhiron e rrjetit.

Ngjarja e regjistruar rreth një muaj më parë dhe e bërë publike vetëm së fundmi shkaktoi indinjatë të thellë në shoqëri, ndërkohë që të shumtë kanë qenë ato figura publike të cilat nuk kanë qëndruar pa thënë disa fjalë në rrjetet e tyre sociale.

Së fundmi ka qenë këngëtari Luiz Ejlli i cili ka reaguar përmes një mesazhi të gjatë, ku ka shprehur shqetësimin e tij për fenomenin e dhunës mes të rinjve dhe mënyrën se si raste të tilla prekin jo vetëm viktimën, por të gjithë shoqërinë.

“Kа ngjarje që nuk të lënë vetëm pa fjalë, të lënë pa frymë. Kur një fëmijë ngre dorën mbi një fëmijë tjetër, nuk ka dështuar vetëm ai, kemi dështuar të gjithë”, shkruan Luiz Ejlli, duke bërë më tej thirrje për më shumë edukim dhe kujdes ndaj fëmijëve.

“Një shoqëri nuk shembet kur dëgjon britmat, shembet kur mësohet me to. Dhuna nuk lind brenda një dite. Ajo ushqehet nga indiferenca, nga urrejtja, nga mungesa e edukimit dhe nga bindja se poshtërimi të bën të fortë.

Trimëria nuk është të rrëzosh dikë që nuk mbrohet. Trimëria është të mos e lësh askënd vetëm.

Videot fshihen me një klikim, por plagët që lë poshtërimi nuk fshihen për vite të tëra. Një grusht zbehet me kohën, një shpirt i thyer mund të mbetet i plagosur përgjithmonë.

Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për shkolla që u mësojnë matematikë dhe gjuhë. Kanë nevojë për familje, mësues dhe një shoqëri që u mëson çfarë do të thotë të jesh njeri. Mos e ndani këtë histori vetëm për t’u indinjuar, ndajeni që të mos përsëritet!

Një komb nuk bëhet i madh nga stadiumet apo sheshet që mbush, por nga fëmijët që arrin të mbrojë. Dhuna nuk është kurrë forcë. Forca është ta ndalosh atë", u shpreh Ejlli.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.