Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Diçka shumë më e madhe se vetja ime...”/ Reagimi emocionues i Alis pas Eurovisionit po bën xhiron e rrjetit

P
Piranjat19 May 2026, 21:11 · 2 min lexim
“Diçka shumë më e madhe se vetja ime...”/ Reagimi

Alis Kallaci ka përmbyllur aventurën e tij në “Eurovision Song Contest 2026” duke u renditur në vendin e 13-të me këngën “Nan”, një performancë që u prit me shumë emocione nga publiku shqiptar dhe ai europian.

Këngëtari arriti të tërhiqte vëmendje gjatë gjithë kompeticionit me interpretimin e tij emocional, ndërsa gjatë javëve të Eurovisionit mori mbështetje të madhe nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Pas finales, artisti i ri ka reaguar me një mesazh prekës në Instagram, ku falënderoi të gjithë ata që e mbështetën në këtë eksperiencë të rëndësishme për karrierën e tij.

“Kur nisi gjithçka, mu duk si diçka shumë më e madhe se vetja ime”, shkroi ai, duke treguar emocionet dhe pasiguritë që kishte ndjerë si një artist i ri në një skenë kaq të madhe ndërkombëtare.

Këngëtari theksoi se forca më e madhe gjatë këtij rrugëtimi kanë qenë publiku, votat dhe mesazhet mbështetëse që mori nga shqiptarët. Ai u shpreh se kjo eksperiencë do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij dhe se ka mësuar shumë jo vetëm artistikisht, por edhe emocionalisht.

Postimi i tij është shpërndarë gjerësisht në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.

“Diçka shumë më e madhe se vetja ime...”/ Reagimi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.