SHOWBIZ

Dikur fiksimi i grave, Gabriel Garko surprizon: Jam martuar me partnerin tim

Piranjat Përditësimi i fundit 29 January 2026, 19:59
Dikur fiksimi i grave, Gabriel Garko surprizon: Jam martuar me partnerin tim

Mes paparacëve, thashethemeve dhe zërave që zakonisht ushqehen nga rrjetet sociale, ylli i kinemasë italiane, Gabriel Garko ia doli të bënte diçka të rrallë për një figurë publike si ai: të martohej dhe ta mbante krejtësisht të fshehtë nga media. I ftuar në emisionin “Verissimo”, aktori tregoi me krenari unazën në gisht, duke konfirmuar për herë të parë martesën me partnerin e tij, Giorgio. Një histori dashurie e jetuar në privatësi maksimale.

Në “Verissimo”, Gabriel Garko foli hapur për jetën private, duke zbuluar se është martuar me Giorgio-n, me të cilin është në një lidhje prej katër vitesh. Kur moderatorja Silvia Toffanin e pyeti: “A do të doje të martoheshe?”, aktori 53-vjeçar u përgjigj natyrshëm:

“Jemi martuar. U martova dy vite më parë. Ja unaza.”


Pa kopertina revistash dhe pa njoftime publike: vetëm një ceremoni private, me shumë pak persona të pranishëm. “U martova me Giorgio-n dy vite më parë. Ishim vetëm katër njerëz në bashki dhe as familjes sime nuk ia thashë paraprakisht”, tregoi ai.

“Jeta ime publike ka qenë gjithmonë shumë publike, pothuajse si një serial”, rrëfeu Garko, duke shpjeguar pse kishte zgjedhur privatësinë për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij.

“Më pas kam pasur histori që i kam mbajtur për vete. Ato të vërtetat i kam ruajtur për veten time. I jap shumë rëndësi privatësisë dhe nuk mendoj se duhet thënë gjithçka”.

Martesa u zhvillua në fshehtësi të plotë më 2 dhjetor 2024.

“E organizova gjithçka në mënyrë që lajmi të mos dilte. Nuk i thashë askujt, as familjeve tona, të cilat e morën vesh po atë ditë. Ishte diçka që doja ta bëja për veten”.

Edhe data nuk ishte zgjedhur rastësisht:

“Vendosa të martohem kur ndihesha mirë me veten. Ishte afër Krishtlindjeve, kur të gjithë janë të zënë me dhuratat, kështu që mendova se as në gjendjen civile nuk do ta kuptonin menjëherë. Dhe ashtu ndodhi”.

Garko thotë se tani është momenti i duhur për ta ndarë këtë të vërtetë: “Kam fshehur shumë në jetën time. Nuk dua ta bëj më”.

Kush është Giorgio, bashkëshorti i Gabriel Garko-s?  “Quhet Giorgio. Jemi shumë të rezervuar”, u shpreh aktori, aktualisht protagonist i serialit “Colpa dei sensi”. Të njohur prej katër vitesh, Giorgio nuk e ka shoqëruar kurrë Garko-n në evente publike dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e profilit të tij në Instagram. Garko sqaroi se bashkëshorti i tij nuk bën pjesë në botën e spektaklit, por nuk dha detaje të tjera.

“Secili duhet të jetë mirë fillimisht me veten, të njohë kufijtë e tij dhe t’i vendosë ata edhe në një marrëdhënie,” shpjegoi ai. “Çdo njeri ka nevojë për hapësirën e vet, për zakonet e veta. Askush nuk duhet të dominojë tjetrin. Mendoj se jemi krijuar për të qenë në çift”.

Megjithatë, mediat italiane kanë mësuar se Giorgio është nga Palermo, një avokat rreth 40 vjeç dhe që drejton një B&B në Siçili.

Sipas raportimeve, çifti janë njohur përmes miqve të përbashkët dhe më pas nisën të flisnin në rrjetet sociale. Lidhje që sot i ka çuar drejt një zgjedhjeje të rëndësishme jetësore.

Për shumë vite, Gabriel Garko ishte simboli i mashkullit romantik dhe misterioz të serialeve italiane. Një figurë që solli sukses dhe popullaritet, por që ai vetë e ka përshkruar si një “burg të artë”. Ai doli nga ky kapitull në vitin 2020, një hap që i dha lirinë për të qenë vetvetja dhe për të pranuar publikisht se është gay.

“U gjenda në një moment ku ose do ta bëja unë, ose dikush tjetër do ta bënte në mënyrë më brutale”, ka thënë ai për La Repubblica. “E thashë natyrshëm dhe u çlirova nga një peshë”.

Sot, Garko flet me qetësi dhe pjekuri për dashurinë, privatësinë dhe të drejtën për të jetuar pa skenarë.

Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilët është Dario Oliver, ka punuar si model, por më tepër famë fitoi përmes aktrimit. Ai nisi aktrimin në fund të viteve ’90, por kulmin e pati në serialin dramatik “L’onore e il rispetto”, përmes të cilit u bë i njohur edhe për publikun shqiptar në rolin e mafiozit Tonio Fortebracci.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?