DJ Sardi kritikon televizionet: Ditën që kënga “Alis-Nan” kishte më shumë nevojë ju merreshit me pastrimin e figurës së hajdutëve

DJ Sardi kritikoi televizionet shqiptare, të cilat nuk mbështetën këngën shqiptare të Alis në Eurovizion, por transpetuan emisione me politikanë dhe zyrtarë të korruptuar për të pastruar figurën e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, DJ Sardi shkruan se “duhej të ishte një ditë për artin, muzikën dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Të gjitha mediat duhej të flisnin për artistët tanë, për këngën shiptare dhe për mbështetjen që meriton çdo përfaqësim i vendit tonë në një skenë ndërkombëtare.”
Postimi i plotë:
Si ka mundësi që në të vetmen ditë kur kënga shqiptare “Alis - Nan” kishte më shumë nevojë se
kurrë për mbështetje, televizionet kryesore të këtij vendi zgjodhën të merren me pastrimin e figurës së hajdutëve dhe me politikën e konsumuar? Sot duhej të ishte një ditë për artin, muzikën dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Të gjitha mediat duhej të flisnin për artistët tanë, për këngën shiptare dhe për mbështetjen që meriton çdo përfaqësim i vendit tonë në një skenë ndërkombëtare. Por mesa duket, nuk u gjetën dot as 20 minuta prime time për t’iu dedikuar performances dhe këngës përfaqësuese të Shqipërisë. Në vend të kësaj, ekranet u mbushën me analiza politike dhe me njerëz që nuk meritojnë më asnjë sekondë hapësirë televizive. Njerëz që vendin e kanë diku tjetër, jo në studio televizive. Dhe pastaj pyesim veten pse arti në këtë vend nuk mbështetet sa duhet...
Sinqerisht, sot ishte zhgënjyese të shihje media dhe portale që zgjodhën skandalin dhe politikën përpara muzikës, artit dhe krenarisë kombëtare.
Lexo edhe
SHOWBIZ
VIDEO e rrallë/ Ja si pritej kryeministri Mehmet Shehu në Kinë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

“Më shkruanin shumë…” - Bebe Rexha "mbyll aplikimet" për meshkujt e interesuar për të

Aktorja e filmave për të rritur i premton ‘natë të zjarrtë’ portierit të PSG-së, reagon bashkëshortja

Eurovizion 2026/ Vjenë, shkëlqim kuqezi, flamuri shqiptar valvitet në Wiener Stadthalle





