Greta ka vendosur të flasë pa dorashka! E ftuar në emisionin Fiks Fare, e pyetur nga dyshja Juli dhe Xhemi, ish-banorja e Big Brother ka zbuluar detaje që nuk janë parë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo rrëfen se rikthimi në jetën reale nuk ka qenë aspak i lehtë, duke theksuar se i është dashur rreth një javë për t’u ambientuar me ritmin e përditshëm. Por jashtë e prisnin edhe kritikat e prindërve, të cilët i kanë vënë në dukje se në disa momente “ka dalë nga vetja” për njerëz që nuk e meritonin vëmendjen e saj. Vetë Greta pranon se provokimet mund t’i kishte menaxhuar më mirë.
Një nga deklaratat më të forta erdhi kur u pyet për lojën e saj. Nëse nuk do të ishte në një lidhje, gjithçka do të kishte qenë ndryshe. Madje, ajo pranon se mund të kishte krijuar edhe një histori dashurie brenda shtëpisë. Sa i përket përjashtimit të papritur, Greta shprehet se nuk e kishte menduar kurrë një skenar të tillë. Megjithatë, me humor shton se do të mbahet mend gjatë, pasi u përjashtua në mes të Prime-t, një moment i rrallë për spektaklin.
Marrëdhëniet me banorët mbeten një pikë e nxehtë. Për Juelën, Greta shprehet se pas daljes së saj pret një bisedë të qetë dhe pa keqkuptime: “Nuk pres të bëhemi shoqe të ngushta, por një marrëdhënie respekti reciprok. Çfarë ndodhi në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, mbetet aty.”
Ndërsa raportin me Selinën e përshkruan si “thikë me dy presa”, duke pranuar se në disa momente ka ndjerë edhe ngarkesë emocionale si një barrë shtesë. “Jemi dy karaktere të ndryshme, unë më e ndjeshme Selinë më e ftohtë”. Pyetjes me humor të Julit se a mund të jetojnë në një shtëpi bashkë Greta po me humor i përgjigjet “ Jo nuk do jetojmë në një shtëpi bashkë”. Situata kalohet me humor ku Juli i përgjigjet po me batutë “ Po ku jetohet me Selinën në një shtëpi!”. Vëmendje iu dha edhe raportit Gimbo – Selinë. Greta beson se mes Gimbos dhe Selinës ka kimi të fortë. Sipas saj, edhe pse ai ka një natyrë më të afërt dhe ajo më të ftohtë, mes tyre mund të ketë një të ardhme.
Pavarësisht gjithçkaje, Greta nuk harron të falënderojë formatin, duke e cilësuar si një eksperiencë për të cilën do të jetë gjithmonë mirënjohëse.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
26 March21:13
Monika Kryemadhi futet në “Big Brother VIP”, Rogerti e thumbon: Kam xhaketën e një politikani të rëndësishëm
Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, tashmë në rolin e opionistes në “Big Brother VIP Albania 5”, është futur k&eu...
SHOWBIZ
26 March21:07
Motra e Mateos në BBV 5, mesazhi që i dha Brikenës: Mos u besoni
Motra e Mateos është personazhi i radhës që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “...
SHOWBIZ
26 March19:40
Influencuesja arrestohet për inskenimin e një rrëmbimi!
Autoritetet braziliane kanë arrestuar influencuesen 27-vjeçare Monica Fraga, pasi përcaktuan se rrëmbimi që ajo raportoi një v...
SHOWBIZ
26 March18:16
“Për Zotin kam frikë”/ Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh breshkën
Ndërsa Rogerti ishte në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh ka futur disa breshka në shtëpi. Breshkat ishin pjesë e sfid&...
SHOWBIZ
26 March18:10
“Na është bërë Psikiatria si rruga Tiranë-Durrës”/ Publikoi motrën nudo, Genardi dhe Sonida shtrohen në spital
Një situatë e njëjtë me atë të regjistruar disa javë më parë është përsëritur në banes&eum...
SHOWBIZ
26 March15:49
Selin për Mateon: Ai është arrogant, nuk kam thënë kurrë..
Dita në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka nisur e zhurmshme, me debate mes banorë...
SHOWBIZ
26 March15:44
Transformimi i madh i shtëpisë së Ferma VIP, Edi: Katër herë më e madhe dhe 158 kamera 24/7
Vetëm një ditë na ndan nga nisja e spektaklit shumëpritur Ferma VIP, sezonin e tretë të të cilit do të drejtojë...
SHOWBIZ
26 March15:21
Stenaldo: Nuk doja një Big Brother me skema, por një Big Brother jete
ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Stenaldo Mëhilli. Ish-banori që përfundoi rrugëtimi...
SHOWBIZ
26 March14:58
Katër muaj nga humbja e Shpat Kasapit, Selvije Jao prek me dedikimin: Na mungon çdo sekondë!
U bënë katër muaj nga momenti kur këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi ndërroi jetë nga një infarkt në zem&eu...