Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Konflikti mes Mimoza Ahmetit dhe vajzave të saj? E bija zbulon të vërtetën

P
Piranjat23 May 2026, 10:17 · 4 min lexim
Konflikti mes Mimoza Ahmetit dhe vajzave të saj? E bija zbulon të

Marrëdhënia shumë e diskutuar e Moza Ahmetit me vajzat e saj është një ndër gjërat që bëri më shumë kurioz publikun e “Ferma VIP”.

Vëmendja u rrit edhe më shumë pas dronit mbështetës që mbërriti në fermë, si dhe komenteve të saj me humor lidhur me vajzën “milionere”. Mes debatit online, vajza e poetes reagoi publikisht duke ndarë detaje personale për jetën e së ëmës dhe sakrificat që ajo ka bërë ndër vite për familjen.

“Për mua dhe motrën time ka qenë gjithmonë një mama ideale”, shkruan ajo, ndërsa tregon se poetja është përballur me vështirësi ekonomike, por pa lejuar që fëmijët të ndienin mungesa.

Sipas saj, Ahmeti është kujdesur për arsimimin dhe mirëqenien e tyre, shpesh duke sakrifikuar rehatinë personale. Ajo zbulon gjithashtu se e ëma ka zgjedhur të mos krijojë një lidhje tjetër prej afro dy dekadash, për t’iu përkushtuar plotësisht vajzave.

“Prioriteti i saj kemi qenë gjithmonë ne”, – thuhet në reagim. Duke iu përgjigjur kritikave në rrjet, vajza e saj thekson se “një nënë si Moza meriton qiellin plot me drona dhe parashuta”, ndërsa sqaron se surpriza erdhi si shenjë dashurie dhe malli.

Në fund, ajo nënvizon se sjellja e Mimoza Ahmetit brenda formatit është pjesë e spektaklit dhe nuk duhet gjykuar jashtë kontekstit të lojës.

“Për të gjithë kuriozët. Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë. Ne kishim gjithmonë më shumë rroba e tualete se ajo, në shkolla private, pavarësisht problemeve ekonomike dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmonë në shtëpi. Nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë e prapë ndenji 20 vjet vetëm për mua dhe motrën. Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta.

E bën kastile që të shkoj ta takoj, se e ka marrë malli dhe nuk u takuam dot vjet, sepse nuk arrita të shkëputem nga puna kur ajo ishte pushim nga universiteti. Për të gjithë ata që mendojnë se Mimo e ka mendjen tek çunat, duhet të kuptoni që ajo po bën shou dhe nuk është fare karakter i përdalë, përkundrazi ajo vlerëson martesën dhe familjen mbi çdo gjë”, – u shpreh Luka.

Shumë është diskutuar për një raport të vështirë mes Mozës dhe dy vajzave të saj. shkak janë bërë pikërisht mungesa e tyre, si me prezencën ashtu edhe me dronët përgjatë rrugëtimit të saj në “Ferma VIP”.

Nga ana tjetër edhe vetë shkrimtarja, e cila flet shpesh për jetën familjare ka zgjedhur që të ndalojë pak tek raporti që ka me dy vajzat, por duket se ky dron ka shuar çdo keqkuptim mes komenteve në rrjet, duke bërë që të zbulohet edhe imazhet e tyre, por edhe deklaratat që kanë bërë rreth nënës së tyre.

Në atë se çfarë ka thënë pasi ka parë dronët, Moza ka shprehur edhe njëherë dashurinë për dy vajzat e saj. Mes emocionesh, ajo u është drejtuar vajzave të saj me fjalë të mbushura me dashuri dhe mall: “Pranoni çmendurinë time. O yjet e mia. Zoti ju ruajt. Ruaj o Zot se unë nuk i ruaj dot”. Ky moment ka qenë një nga më prekësit në spektakël, duke treguar lidhjen e fortë mes saj dhe vajzave të saj.


SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.