“Do të bëj foto me ty”/ Irini Qirjako tregon takimin e paharruar me Michael Douglas

Një koncert i organizuar në Shqipëri në vitin 2000 u kthye në një kujtim që Irini Qirjako nuk e ka harruar kurrë. Në qendër të tij ishte një prej emrave më të njohur të kinematografisë botërore, aktori amerikan Michael Douglas.
E ftuar për të interpretuar një këngë polifonike në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja duket se arriti të tërheqë vëmendjen e aktorit hollivudian, i cili ndodhej në Shqipëri në atë periudhë.
Qirjako ka treguar se nuk e kishte menduar se performanca e saj do të sillte një takim personal me Douglas. Pasi përfundoi këngën dhe zbriti nga skena, ajo u bë gati të largohej, por u ndalua nga truprojat e aktorit.
“Unë mbarova në skenë dhe do ikja, do më merrte im shoq. Ata truprojat më thirrën: ‘Irini, Irini, mos ik, aktori i madh Douglas do të bëjë foto me ty’”, rrëfeu ajo.
Takimi mes tyre, sipas këngëtares, ishte mjaft i përzemërt. Douglas e përqafoi dhe më pas i tregoi se performanca e saj e kishte impresionuar jashtëzakonisht shumë.
“Më përqafoi me kaq dashuri. Tha: ‘Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë, kjo ishte një mrekulli që kam parë në jetën time’”, kujtoi Qirjako.
Për këngëtaren, ky episod mbeti një nga momentet më të veçanta të karrierës së saj, veçanërisht për faktin se muzika polifonike shqiptare i la një përshtypje kaq të fortë një prej aktorëve më të njohur të Hollywood-it.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nëna e Elon Musk zbulon ku fle kur viziton të birin: Edhe dysheku në dysheme më mjafton

Helena Kadare feston ditëlindjen, urimi i së bijës: Mami im i bukur

"Faleminderit për spermën"/ Ish konkurrentja e Përputhen flet pas lindjes së vajzës dhe për marrëdhënien që ka me Arnoldin!

Çfarë ndodhi me aktoren e AI? “Defekti” live e detyron të kalojë papritur në kinezçe

Reagon motra e të ndjerit Giorgos Mazonakis: Vëllanë ma vranë...





