SHOWBIZ

“Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”/ Ogren Balluku: Neda më dhunonte në sy të fëmijëve

Piranjat Përditësimi i fundit 28 January 2026, 20:32
“Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin,

Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku, vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, teksa dalin në dritë detaje të reja nga përplasja mes tyre, e cila ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Balluku, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj.

Vendimi erdhi pas kallëzimit të paraqitur nga moderatorja, e cila kërkoi mbrojtje ligjore për veten.

Vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku ai që iu drejtua gjykatës me një kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku deklaroi se është ofenduar rëndë me fjalë si “ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”, ndërsa shtoi se është kërcënuar edhe me shprehje të rënda si “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”.

Ai pohoi gjithashtu se ndihet i përndjekur dhe i survejuar, duke pretenduar se Neda Balluku ka hapur kamerat e supermarketeve për të ndjekur lëvizjet e tij dhe të fëmijëve, si edhe ka paraqitur prova në gjykatë që, sipas tij, dëshmojnë përgjimin e banesës së tij.

Në dëshminë e depozituar, Ogren Balluku shprehet: “Kam pasur shqetësime të vazhdueshme nga bashkëshortja ime Neda Balluku dhe do të kërkoj të pajisem me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje për vete dhe djalin tim. Jam i dhunuar verbalisht me fjalët më të ulëta që mund t’i thuhen një njeriu si ordiner, hajdut, kriminel, kafshë.

Më kërcënon verbalisht me fjalët do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr.

Unë dhe dy djemtë e mi jemi të përgjuar në shtëpinë tonë. Ditën e premte, më datë 16.01.2026, të dy djemtë janë përballur me dhunë psikologjike në ambientet e shkollës Viktor Hygo”.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e saj, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut. Nga ana tjetër, Neda Balluku ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ish bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

Në dëshminë e saj para gjykatës, ajo ka deklaruar: “Kam për të deklaruar se për datën 20.01.2026 unë me shtetasin Ogren jam takuar vetëm në sallën e gjyqit. Nuk e kam kërcënuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht këtë shtetas. Kam shkuar në shkollë për të takuar fëmijët sipas vendimit të gjykatës, por nuk jam lejuar.

Ai ofendon, shan dhe denigron mua në sy të fëmijëve. Kam bërë disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës”.

Sipas saj, kërkesa e Ogren Ballukut për urdhër mbrojtjeje është bërë si kundërpeshë ndaj vendimit të mëparshëm të marrë në favor të saj dhe si tentativë për të penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me takimin me fëmijët.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?