“Doja ta fitonte ai për 7 milion arsye”/ Armir Tola rrëfen bisedën me Mirin pas finales

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armir Tola, ish-banori i “Big Brother VIP 5”. Ai ka komentuar më shumë mbi fitoren e Selin në finalen e madhe të BBV, bisedën që ka bërë me Mirin pas daljes së tij, si dhe ka analizuar finalistët…
Arrite të bisedoje me Mirin pas finales?
Arrita, sapo ka dalë Miri kemi pasur një përqafim shumë të mirë me njëri-tjetrin, shumë të ngrohtë. Realisht, me gjithë zemër doja ta fitonte ai, për 7 milion arsye. Edhe pas daljes kishim një përqafim shumë të ngrohtë. I takova të dy, bashkë me Landin. E pa dhe ai që isha i mërzitur.
Erdhi Landi i pari dhe më tha “ktheje njëherë këtë faqoren me raki se do na kalojë”. Më bëri përshtypje që edhe pas finales ishte shumë i qetë, shumë qytetar, jo që të fliste gjëra negative për asnjë, edhe për Selinin që fitoi.
Lexo edhe
SHOWBIZ
La të dashurin për Indrin, Vanesa: U qëndroj ndjenjave të mia

Miri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga BBVA

Në ditëlindjen e 47-të, Rovena Stefa i kushton një këngë babait të ndjerë: Ende më duket e pabesueshme

“Doktori” i harruar nga të gjithë: Askush s’më pyet pse pi, cili është shkaku që më çoi në këtë gjendje

"Ndjenjat nuk fiken me buton”/ Fabiola rrëfen raportin me Adin, fermeri sqaron lidhjen jashtë





