Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

“Doktori” i harruar nga të gjithë: Askush s’më pyet pse pi, cili është shkaku që më çoi në këtë gjendje

P
Piranjat28 April 2026, 17:20 · 2 min lexim
“Doktori” i harruar nga të gjithë: Askush s’më

Moderatori ikonik me imazhin e të cilit janë rritur disa breza, Genti Pjetri ka ardhur së fundmi me një intervistë, e cila na ka shfaqur dhe një herë realitetin e trishtë në të cilin ai po jeton, mes harresës dhe sëmundjes. Në Podcast me Jonën, Pjetri rrëfen pa filtra një jetë që ka ndryshuar rrënjësisht, larg dritave të skenës dhe buzëqeshjes që publiku kujtonte aq mirë.

I emocionuar, por dhe i rënduar, “Doktori” ka folur për gjykimet, etiketimet që i janë bërë ndër vite dhe për mungesën e mirëkuptimin nga ata që dikur i konsideronte të afërt.

Pjetri ndalet te një nga plagët më të thella, mënyra si njerëzit fokusohen te pasojat dhe jo te shkaqet. Ai thotë se në botën që po jetojmë është më e lehtë të gjykosh sesa të pyesësh, më e lehtë të largohesh sesa të kuptosh.

“Ti e kuptove çar më ka ndodhur mua?  Tani dreq mori gjithmonë thonë Genti pi një gotë. Po mirë a më thua dot pse? Pse more kam dhe unë halle kam dhe unë një lloj.

Dakord e pi gotë dy e tre, po askush nuk pyeti kush është shkaku që mëçoi mua deri këtë pikë. Pyesin kolegët, "miqtë", nuk është e lehtë të zgjedhësh.

Ne jemi njerëz që ndikohemi, gjykojnë të gjithë edhe kushëriri 11 a 15  nuk është mirë kështu, por askush nuk pyet pse”, thotë Pjetri, i ci ili më tej flet edhe për ato “miqësi” që tanimë prej kohës ia kanë kthyer shpinën.

"Pastërti është miqësi.  Nëse kam një mik dhe shok e fus në shpi dhe i hap derën them k yështë miku im, shoku im. E dua si vëlla. Me aq mundësi sa kam.  Kam pasur miq, shokë, kolegë dhe jo jam zhgënjyer, por shumë”, shton ai më tej.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.