Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Dua Lipa hap bibliotekën e saj të parë në Portugali: “Libri është një teknologji e lirisë”

P
Piranjat27 June 2026, 18:49 · 3 min lexim
Dua Lipa hap bibliotekën e saj të parë në Portugali:

Dua Lipa po e zgjeron angazhimin e saj në promovimin e leximit me një projekt të ri kulturor. Pas suksesit të klubit të librave Service95, të krijuar në vitin 2021, artistja ka inauguruar bibliotekën e saj të parë fizike.

E quajtur Biblioteka Manifesto, hapësira u çel më 27 qershor në kuadër të festivalit ndërkombëtar të librit BABELL – City of Books dhe do të ketë një vend të përhershëm brenda Livraria Lello, një prej librarive më të njohura në Porto të Portugalisë.

Në njoftimin e saj, Dua Lipa e përshkroi këtë nismë si “një partneritet të ëndrrave”, duke theksuar se projekti është rezultat i viteve të punës për të nxitur më shumë njerëz t’i afrohen leximit.

“Kur themelova Klubin e Librit Service95, ambicia ime ishte që ai të bëhej një shtëpi për shkrimtarët dhe lexuesit, kudo që ndodhen dhe pavarësisht rrethanave të tyre. Leximi i botës na afron me njëri-tjetrin, por fatkeqësisht jo të gjithë e mbështesin këtë,” u shpreh këngëtarja.

Biblioteka do të përmbajë rreth 100 tituj, të përzgjedhur për temat dhe debatet që kanë nxitur ndër vite. Sipas artistes, shumë prej tyre janë përballur me censurë ose kufizime.

“Këtu do të gjeni njëqind libra që shtrojnë pyetje ose që janë vënë në pikëpyetje. Disa prej tyre janë ndaluar në shkolla për shkak të temave që trajtojnë, si raca apo seksualiteti. Të tjerë, të shkruar për lexuesit e komunitetit LGBTQIA+, janë kufizuar nga ekspozimi publik. Në disa raste, autorët kanë paguar me jetën për fjalët që kanë shkruar,” deklaroi ajo.

Dua Lipa ftoi gjithashtu vizitorët të krijojnë mendimin e tyre përmes leximit.

"Jeni të ftuar ta vizitoni dhe të vendosni vetë se çfarë meriton të jetë në këto rafte. Sepse ndonjëherë gjëja më subversive që mund të bësh është të lexosh një libër dhe më pas të flasësh për të.”

Librat e përzgjedhur trajtojnë katër tema kryesore: pushtetin, kontrollin, zërin dhe kujtesën. Mes tyre janë vepra të njohura si “The Handmaid’s Tale” e Margaret Atwood, “Felon” e Reginald Dwayne Betts, si edhe libra të autorëve Salman Rushdie dhe Olga Tokarczuk.

Edhe drejtuesja e markës Livraria Lello, Francisca Pedro Pinto, vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

“Për 120 vite, Livraria Lello është ndërtuar mbi një bindje të thjeshtë: libri është një teknologji e lirisë. Biblioteka Manifesto lind nga kjo bindje,” tha ajo.

Më tej shtoi: “Sepse ajo që është në lojë nuk është vetëm e ardhmja e leximit, por edhe aftësia e një shoqërie për të imagjinuar, interpretuar dhe ndërtuar të ardhmen e saj.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.