Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Dua Lipa lançon “Dua by Augustinus Bader” në Londër mes stilit të veçantë dhe një beteje ligjore me Samsung

P
Piranjat23 May 2026, 15:08 · 2 min lexim
Dua Lipa lançon “Dua by Augustinus Bader” në Londër

Dua Lipa tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë prezantimit të koleksionit të saj të ri të kujdesit për lëkurën “Dua by Augustinus Bader”, në dyqanin e njohur Selfridges në Londër.

Këngëtarja shqiptare u shfaq me një paraqitje tejet elegante dhe të guximshme, e veshur me një fustan të shkurtër me print fluturash nga Kim Shui, të cilin e kombinoi me çizme vintage Dior deri në gju, me vlerë rreth 4 mijë paund, si dhe një çantë nga Kurt Geiger London, shkruan DailyMail.

Eventi promovoi linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, e krijuar në bashkëpunim me markën Augustinus Bader, partneritet që u bë publik në fund të vitit 2025. Koleksioni përfshin tre produkte me çmime që nisin nga 30 paund.

Megjithatë, ky sukses biznesi vjen në një moment të tensionuar për artisten, pasi ajo ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh (rreth 13.2 milionë euro) ndaj Samsung.

Dua pretendon se kompania ka përdorur pa autorizim fotografinë e saj në paketimet e televizorëve dhe në fushata marketingu globale.

Sipas dokumenteve gjyqësore, artistja pretendon se nuk ka dhënë asnjë leje për përdorimin e imazhit të saj dhe se fotografia është përdorur për të nxitur shitjet.

Ekipi i saj ligjor argumenton se fansat janë bindur se ajo po mbështeste produktin, gjë që sipas tyre ka dëmtuar kontrollin e saj mbi markën personale dhe partneritetet komerciale.  

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.