Dua Lipa padit Samsung: Kanë përdorur fytyrën time për të reklamuar televizorët e tyre

Dua Lipa thuhet se ka paditur në gjykatë Samsung, duke e akuzuar markën se ka përdorur fytyrën e saj në paketimet e disa televizorëve pa asnjë marrëveshje zyrtare.
Sipas dokumenteve të depozituara në gjykatën federale të Kalifornisë dhe të raportuara nga Variety, këngëtarja pretendon se që nga viti 2024 imazhi i saj është vendosur në paketimet e televizorëve, duke i bërë konsumatorët të besojnë se ekzistonte një bashkëpunim tregtar që nuk ishte autorizuar kurrë.
Në qendër të padisë ndodhet një fotografi e realizuar gjatë Austin City Limits Festival, për të cilën artistja pretendon se zotëron të drejtat. Ekipi ligjor i yllit të pop-it pohon se Samsung nuk ka kërkuar kurrë leje dhe as nuk ka rënë dakord për kompensim financiar. Pasi kërkesa për heqjen e materialit promocional dështoi, Dua Lipa ka kërkuar një dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh.
Padia përfshin akuza për shkelje të të drejtave të autorit, përdorim të paligjshëm të imazhit, shkelje të ligjit federal Lanham Act dhe shkelje të markës tregtare./Piranjat News
Lexo edhe
SHOWBIZ
“8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për partnerin: Ka klinikë që e trajton, por është çështje lekësh

Zhaku rrëfen varësinë me substancat narkotike

Blake Lively “pozon” në Met Gala, pas marrëveshjes së bujshme ligjore!

VIDEO/ Moment viral në “Ferma VIP”, konkurrentit i bie dhëmbi live

“Dua të kem një fëmijë”, Elvana Gjata rrëfen për momentet më të vështira të jetës

Plas keq mes Mateos, Gimbos dhe Selinës, veprimi i tyre tregon shumë

Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese

Pas përfundimit të “BBVA”, Selin shfaqet për herë të parë me të atin





