Dua Lipa rikthen traditën shqiptare në Sunny Hill gjatë performancës së Dhurata Dorës

Një nga momentet më të komentuar të Sunny Hill Festival erdhi gjatë performancës së Dhurata Dorës, kur Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me një veprim që lidhet ngushtë me atmosferën dhe traditat shqiptare.
Teksa po shijonte koncertin mes miqve të saj, ylli ndërkombëtar i muzikës u pa duke vallëzuar me një tas me pije të vendosur mbi kokë, një zakon i njohur në shumë gëzime shqiptare, ku të pranishmit kërcejnë duke ruajtur ekuilibrin e një tasi mbi kokë.
Dua Lipa, e rrethuar nga miqtë e saj, vazhdoi të kërcente dhe të shijonte atmosferën e krijuar në festival, ndërsa në një moment tasi i ra nga koka, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.
Megjithatë, këngëtarja vazhdoi të vallëzonte dhe të festonte, duke u bërë pjesë e atmosferës së veçantë të Sunny Hill.
Ky nuk është një moment i ri për Duan, pasi ajo është parë duke e bërë të njëjtën gjë edhe vite më parë, duke treguar edhe një herë afërsinë e saj me zakonet dhe kulturën shqiptare.
Momenti u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan si një tjetër dëshmi të lidhjes së artistes me origjinën e saj dhe mënyrën autentike se si ajo e shijon atmosferën shqiptare.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Lajm i ëmbël për Rey Manajn! Futbollisti shqiptar dhe partnerja e tij në pritje të fëmijës së parë

Justin Trudeau pranë Katy Perry në Sunny Hill

FOTO/ Katy Perry elektrizon fansat në Sunny Hill, valëvit flamurin e Kosovës në skenë: Kam gjithë verën që pres këtë moment!

Në moshën 85-vjeçare, aktorja e njohur habit me vendimin, hap profil në OnlyFans!

Çfarë do të bëjë me paratë? Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Who Wants to Be a Millionaire”

Bia Khalifa publikon momente private të Limit me partneren e re

“Shërim shpirtëror”/ Cllevio fal Namazin e Xhumasë te xhamia “Dine Hoxha”

Sara Hoxha hedh ‘kunja' për Erik Fullanin pas aludimeve të fundit





