Dua Lipa viziton hapësirën e Sunny Hill Festival në Prishtinë përpara nisjes së tij

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë emocionet e saj në rrjete sociale përmes një postimi për nisjen e edicionit të shtatë të Sunny Hill Festival.
Artistja tregoi se vizitoi hapësirën ku do të zhvillohet festivali, për të parë nga afër përgatitjet e fundit. Ajo vlerësoi punën e familjes së saj dhe të gjithë ekipit që kanë kontribuar në realizimin e këtij eventi.
“Jemi rikthyer! Nuk mund ta besoj se do ta nisim edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival. Vizitova mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë gjithçka para se të nisë sot dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar. Ndihem shumë krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë për ta realizuar këtë festival”, shkroi Dua Lipa.
Sunny Hill Festival nis sot në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 2 gusht, duke sjellë në skenë artistë vendas dhe ndërkombëtarë ndërsa Dua Lipa do të jetë një nga emrat kryesorë të këtij edicioni.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ben Affleck siguron 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, fondi shkon për bamirësi

Një ripostim ndez rrjetin! Ines Garcia shtatzënë me Lamine Yamal? Ja çfarë dihet

Emilie Kiser kërkon falje pasi djali i saj u shfaq pa jelek shpëtimi në një varkë, një vit pas tragjedisë

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez pritet të martohen, Portugalia në ethet e ceremonisë së shumëpërfolur

Miri rikthen “luftën” me Selinin? Mesazhi me “dhelprën dhe rrushin” ndez rrjetin

Foto/ U arrestua në aeroport me 38 pako me kanabis, “infermierja e Instagram-it” nuk e humb licencën mjekësore edhe pse në burg

Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen në momente intime në jaht luksoz?

Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni





