SHOWBIZ

“Dua të flas për ty mam”, e përlotur, Arilena Ara emocionon me rrëfimin prekës në Fest 64

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 22:30

“Dua të flas për ty mam”, e përlotur, Arilena Ara

Një nga momentet më emocionale të mbrëmjes në Fest 64 erdhi nga Arilena Ara, e cila u shfaq e përlotur në skenë dhe ndau me publikun një monolog të fuqishëm, të dedikuar nënës së saj. Artistja rrëfeu një pjesë të historisë së saj personale, duke prekur zemrat e të gjithëve në sallë.

Arilena kujtoi humbjen e të atit në moshë shumë të vogël, një ngjarje që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Ajo tregoi se, pavarësisht dhimbjes së madhe, sot donte të fliste për dikë tjetër: për nënën e saj, të cilën e quajti forcën e heshtur që e ka mbajtur familjen të bashkuar.

“Ata që më  njohin dhe e kanë ndjekur pak historinë time, e dinë mirë që babi më la 12-vjeçe, bashkë me dy motra, më e madhja ishte 15 vjeçe. Unë kam qenë shumë e lidhur me të dhe mungesën e tij nuk e zëvendëson dot asnjë njeri akoma. Por sot nuk dua të flas për të. Sot dua të flas për një person për të cilin flas rrallë dhe gjithë këto vite që unë kam qenë në dritën e projektorëve, ndjej se e kam lënë në hije. Dua të flas për ty mam”, tregoi ajo.

Në monologun e saj, këngëtarja theksoi se si, në fëmijëri, dhimbja e humbjes e kishte bërë të mos e shihte sakrificën e nënës, e cila u detyrua të ishte njëkohësisht edhe nënë, edhe baba. Ajo foli për peshën e madhe që nëna e saj mbajti pa u ankuar kurrë, për lotët e fshehur dhe për sakrificat e panumërta që i hapën rrugën Arilenës drejt suksesit.

“Kur je fëmijë mbyllesh në atë dhimbjen tënde. Nuk e kupton dot se ndërkohë që ti po thyhesh, dikush tjetër po mban gjithë peshën e botës vetëm që mos të të shohë ty të thyhesh. Nuk e kupton që ajo, që duhej të ishte thjeshtë mam, u bë dhe babë. Që ajo grua pranë teje po heq dorë nga jeta e vet për jetën tënde. Pa u ankuar kurrë, pa kërkuar  ndihmë nga askush, jam e sigurt që edhe ke qarë shumë herë, fshehurazi që ne mos të të shihnim dhe nuk prite kurrë asgjë mbrapsht, edhe pse e ardhmja jote u ndal, u ndal kur ti ishe ende e re”, rrëfeu këngëtarja.

Artistja pranoi se për shumë vite kishte menduar se ia kishte dalë vetë, por shtoi se sot e kupton se gjithçka do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e nënës së saj.

“Edhe pse im atë iku, unë nuk të shihja ty, shihja atë sepse isha vajza e babit, sepse edhe kur të kisha ty përpara, kërkoja atë, atë që nuk ishte më. Mua më ka pëlqyer të mendoj që ja kam dalë vetë, por nuk është  ashtu. Pas kaq vitesh kur kthehem e shoh, kuptoj që nuk do të isha këtu nëse nuk do të kisha ty, e që në heshtje dhe pa zhurmë, më mbështete sa për dy. Të dua mam!”, përfundoi ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?