Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

“E di që të kom frikë unë ty?!”/ Rrëfimi i rrallë i Hysni Zelës: Vaçja ishte e jashtëzakonshme, na solli në mes të Tiranës

P
Piranjat19 September 2026, 20:35 · 3 min lexim
“E di që të kom frikë unë ty?!”/ Rrëfimi i

Ai vjen nga një familje artistësh, vëllai i divës shqiptare Vaçe Zela. Po edhe vetë është gjenial i interpretimit të këngës popullore. Fjala është për Hysni Zelën, i cili ishte i ftuar sot në “S’e Luan Topi”, ku rrëfimet e tij kanë qenë shumë emocionuese.

Hysni Zela u ndal te fëmijëria e tij në Lushnje dhe te vitet e para të jetës, kur motra e tij, Vaçja, ndodhej në Tiranë dhe kishte dëshirë që edhe pjesa tjetër e familjes të shkonte në kryeqytet.

“Ishte një fëmijëri shumë e varfër, megjithatë si të gjithë të tjerët në atë kohë. Vaçja ishte më e madhe, ishte në Tiranë në gjimnaz. Dëshira e saj ishte që ne të shkonim në Tiranë, ndërsa prindërit tanë nuk donin”, kështu e kujton ai fëmijërinë në Lushnje.

Më tej, Hysni Zela rrëfeu edhe për momentet kur nisi të këndonte së bashku me Vaçen. Ai tregon se motra e tij ishte shumë kërkuese dhe i bënte vërejtje për mënyrën se si interpretonte, duke e ndihmuar që të përmirësohej.

“Vaçja gjithë jetën ka qenë e suksesshme… unë isha 14 vjeç kur erdha në Tiranë. Kur nisa të këndoj me të, ajo më bënte natyrisht vërejtje. Por vërejtjet e saj ishin… hajde t’i bëj. Nuk ishte e thjeshtë. Ajo kërkonte shumë gjëra. Më thoshte ‘pse e bën fytyrën kështu?’. Unë i thoja ‘si ta bëj mor aman’. Rrija rrija dhe i thoja ‘e di që të kom frikë unë kur flet ti kështu?’.”, kujton ai.

Edhe pse ka krijuar identitetin e tij si artist, Hysni Zela tregon se edhe sot shpesh identifikohet përmes lidhjes me motrën e tij të famshme. Ai thotë se këtë e përjeton me krenari, por njëkohësisht shprehet me humor për faktin se emri i tij shpesh lihet në plan të dytë.

“Unë po shkoj 80-vjeç dhe ende më thonë ‘vëllai i Vaçe Zelës’. Unë e kam për krenari, por them ‘si nuk thanë njëherë Hysni Zela?’”, u shpreh ai me nota humori.

Në rrëfimin e tij, Hysni Zela foli edhe për Vaçen si motër dhe si njeri, duke e përshkruar si një person të jashtëzakonshëm dhe shumë të përkushtuar ndaj familjes. Ai kujtoi edhe kujdesin që ajo tregonte për prindërit dhe për pjesëtarët e familjes.

“Vaçja ishte e jashtëzakonshme, një njeri i jashtëzakonshëm, njeri që ndihmonte, i ndihmonte prindërit përderisa na pruri në mes të Tiranës në atë kohë. Dilte, bënte pazarin, e çdo gjë i bënte ajo”, pohoi ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.