Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klien... I akuzuar për kultivimin e mbi 24 kg kanabis, arrestohet 57-vjeçari në Vaun e Dejës Shpërthimi në Elbasan me dy viktima dhe 10 të plagosur, Policia jep detajet nga operacioni prej 17 orësh kë... Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja arsyeja Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja ... Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r... EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i...
SHOWBIZ

E frikshme, reperi qëllohet në koncert me gotë qelqi

P
Piranjat23 July 2026, 23:47 · 1 min lexim
E frikshme, reperi qëllohet në koncert me gotë qelqi

Një incident i rëndë ka shënuar koncertin e reperit portorikan Hades66 në Mallorca të Spanjës, duke bërë që performanca të përfundonte mes kaosit. Ngjarja ndodhi teksa artisti po performonte në klubin AMOK në Palma de Mallorca. Në një moment, një person nga publiku hodhi drejt skenës një gotë qelqi, e cila e goditi Hades66 në fytyrë. Si pasojë, reperi pësoi disa plagë dhe prerje, ndërsa koncerti u ndërpre.

Sipas mediave spanjolle, pas goditjes artisti zbriti nga skena dhe tentoi të gjente personin përgjegjës, ndërsa stafi i sigurisë ndërhyri për të kontrolluar situatën.

Tensionet vijuan dhe në ambientet e lokalit pati përplasje mes disa personave, çka solli edhe ndërhyrjen e forcave të policisë. Një person u arrestua për një agresion të ndodhur gjatë trazirave që pasuan koncertin.

Megjithatë, sipas informacioneve të publikuara deri tani, personi që hodhi gotën drejt reperit nuk ishte identifikuar. Pamjet e momentit janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.