Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“E frikshme", Rezart Veleshnja shpërthen ashpër pas situatës Arbana-Ola në “Ferma VIP”!

P
Piranjat 6 May 2026, 22:07 · 2 min lexim
“E frikshme", Rezart Veleshnja shpërthen ashpër pas

Incidenti që u shënua në “Ferma VIP”, ku Fabjola Elezaj përdori një fjalor ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani, ka sjellë një valë reagimesh nga personazhet publikë.

Së fundmi, aktori i njohur Rezart Veleshnja ka bërë një reagim mjaft të fortë në rrjetet sociale, duke dalë në mbrojtje të hapur të moderatores dhe duke mos i kursyer aspak fjalët e rënda ndaj banores.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, aktori ka theksuar vlerat e Arbanës si profesioniste, nënë dhe bashkëshorte, ndërsa ka kritikuar ashpër qasjen e afrimit të asaj që ai e quan “rini toksike” pranë figurave intelektuale që janë pjesë e formatit.

Në deklaratën e tij të plotë, të shoqëruar me një foto të moderatores, Veleshnja shkruan:

“Unë e kuptoj dëshirën e mirë për të integruar një pjesë të kësaj rinie toksike dhe të sëmurë pranë njerëzve intelektualë si Moza Ahmeti, Romir Zalla, Vis Pupa, Soni Malaj, por këto lloj mostrash nuk duhen qasur as në derën e tv e jo më t’i fusësh në një reality! Arbana është një nga (gocat) e tashme zonjat që unë e njoh që në kohën e kllapave që vendosa më sipër!

Një gocë, zonjë, nënë, bashkëshorte e shkëlqyer që u mundua të integronte llumin dhe ta pastronte por mori si shkëmbim atë fjalë që është miliona vite dritë larg figurës së saj!

E frikshme se çfarë po na dëgjojnë veshët! Arbana unë të njoh me vite dhe jam krenar që kam punuar në të njëjtin vend me ty dhe vështirë të kemi pranë në këto kohëra njerëz me nivel dhe inteligjencë si ty! Allahu e mëshiroftë atë “vajzën”!”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.