SHOWBIZ

E gjithë Venecia sytë tek çifti Clooney, por fjalët e George për Amal surprizuan të gjithë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 15:07
E gjithë Venecia sytë tek çifti Clooney, por fjalët e

Tapeti i kuq i Festivalit të 83-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia ka nisur të mbledhë emrat më të njohur të kinematografisë, ndërsa një prej çifteve që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte George dhe Amal Clooney.

Çifti u shfaq në Sala Grande me një elegancë klasike, duke zgjedhur të dy veshje në të zeza. George Clooney u paraqit me një smoking të zi prej materiali të mëndafshtë, të kombinuar me këmishë të bardhë dhe papion, duke sjellë në tapetin e kuq imazhin e një ylli të vërtetë të Hollywood-it.

Në krah të tij, Amal Clooney u shfaq me një fustan të zi të personalizuar nga Haider Ackermann për Tom Ford. Fustani me prerje të gjatë dhe të ngushtë kishte detaje të mbledhura dhe rripa shumë të hollë, ndërsa një tjetër palë rripash zbriste elegantisht nga shpatullat drejt krahëve, duke i dhënë veshjes një efekt modern dhe tepër sofistikuar. Një e çarë në pjesën e pasme të fustanit i dha mundësinë Amal të zbulonte këpucët e zeza me majë dhe taka të holla prej lëkure patentë. Ajo e kompletoi pamjen me një çantë të zezë në formë zarfi dhe bizhuteri të çmuara, mes tyre vathë me diamante dhe smeralde, një unazë dhe një byzylyk diamanti.

Për look-un e bukuroshes brune nuk munguan as elementët e saj karakteristikë. Flokët me nuanca të arta u stiluan të lëshuar, me onde voluminoze, ndërsa grimi u fokusua te sytë me një smoky eye në tonalitete rozë.Por për George Clooney, mbrëmja në Venecia ishte shumë më tepër se një tjetër dalje në tapetin e kuq. Aktori 65-vjeçar u nderua me Luanin e Artë për Arritje në Karrierë, një prej vlerësimeve më prestigjioze të Festivalit të Venecias. Gjatë ceremonisë hapëse, Clooney e priti çmimin me humor, duke bërë shaka për faktin se një vlerësim për “arritje në jetë” mund të jetë edhe një kujtesë për moshën.

“Kur të thonë se do të marrësh një çmim për arritje në karrierë, janë vërtet vetëm dy gjëra që të vijnë në mendje. E para: çfarë nderi i jashtëzakonshëm është ky. E dyta: a dinë ata diçka që unë nuk e di? Mos kanë folur me mjekët e mi?”, tha aktori, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Megjithatë, fjalimi i tij mori një kthesë më emocionale kur Clooney foli për njerëzit që kanë pasur rëndësi gjatë rrugëtimit të tij. Në mënyrë të veçantë, ai iu referua bashkëshortes së tij, Amal.

“Jam mirënjohës për miqësitë që kam krijuar gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar se sa shumë e dua gruan time. Sa krenar jam për të”, u shpreh ai.

George dhe Amal janë martuar në Itali në vitin 2014 dhe janë prindër të binjakëve Ella dhe Alexander, tashmë 9 vjeç. Duke ruajtur edhe një herë sensin e humorit, aktori bëri shaka edhe për fëmijët e tyre.

“Meqë ra fjala, fëmijët e mi janë dy njerëzit e vetëm që menduan se isha i mirë te Batman”, tha Clooney, duke iu referuar rolit të tij si Bruce Wayne në filmin e vitit 1997.

Pas momenteve humoristike, aktori dhe regjisori foli për një çështje shumë më serioze: rëndësinë e artit, gazetarisë dhe lirisë së shprehjes.

“Po jetojmë në një moment kur njerëzit në pushtet, njerëzit me më shumë para, po na thonë të kemi frikë nga njëri-tjetri”, tha Clooney, duke shtuar se historia ka treguar se të parët që përpiqen të heshtin regjimet autoritare janë gazetarët që bëjnë pyetje dhe artistët që refuzojnë përgjigjet e thjeshta.

Sipas tij, historitë dhe arti kanë një fuqi të veçantë për të krijuar empati dhe për t'i bërë njerëzit të shohin njëri-tjetrin përtej frikës dhe paragjykimeve.

“Filmat nuk i ndalojnë luftërat, nuk ulin inflacionin dhe nuk rregullojnë zgjedhjet, por bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Na kujtojnë se një i huaj nuk është kurrë thjesht një i huaj dhe se ai mund të jetë heroi në historinë e dikujt tjetër”, u shpreh aktori.

Çmimi iu prezantua Clooney-t nga bashkëprotagonistja e tij në Jay Kelly, Laura Dern. Në ceremoni u përcoll edhe një mesazh nga Brad Pitt, me të cilin Clooney ka ndarë ekranin në serinë Ocean's. Pitt zgjodhi ta shoqëronte urimin me humor, duke e cilësuar mikun e tij si “një kërcimtar vërtet të keq”.

Ndërkohë, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar më herët, Clooney ka treguar se në të ardhmen e afërt synon t'i kushtohet më shumë aktrimit sesa regjisurës.

Aktori kishte menduar gjithashtu për mënyrën se si do ta festonte këtë arritje. Clooney tregoi se ai dhe Amal do të dilnin për darkë së bashku, duke shtuar me shaka se bashkëshortja e tij do të kishte veshur një fustan shumë të bukur dhe se, për këtë arsye, do të duhej të zgjidhnin me kujdes vendin ku do të shkonin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?