Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“E humba virgjërinë me Radiohead” deklarata e Harry Styles bëhet virale

P
Piranjat22 May 2026, 22:06 · 2 min lexim
“E humba virgjërinë me Radiohead” deklarata e Harry Styles

Këngëtari britanik Harry Styles ka surprizuar fansat me një rrëfim shumë personal gjatë ceremonisë së çmimeve Ivor Novello Awards, të mbajtur të enjten (21 maj) në Londër.

32-vjeçari ishte i pranishëm për të nderuar Thom Yorke i cili mori çmimin prestigjioz “Fellowship of the Academy”. Gjatë fjalimit të tij, Harry foli për ndikimin e madh që grupi Radiohead ka pasur në jetën dhe karrierën e tij muzikore.

“Nuk mund ta përshkruaj sa shumë puna e tij ka ndikuar në mënyrën se si e shoh artin dhe rëndësinë e tij në botën e sotme,” tha Harry për Thom Yorke.

Ai zbuloi gjithashtu se kënga “Exit Music (For a Film)” e vitit 1997 ka ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e hitit të tij “Watermelon Sugar”.

Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte rrëfimi i tij për humbjen e virgjërisë.

“E humba virgjërinë me ‘Talk Show Host’,” tha Harry me humor, duke shtuar më pas: “Në fakt, me intro-n e ‘Talk Show Host’.”

Duke qenë se hyrja e këngës zgjat vetëm rreth 10 sekonda, fansat e interpretuan deklaratën si një shaka të Harry-t për eksperiencën e tij të parë intime.

Këngëtari shtoi gjithashtu se performanca live e Radiohead në Berlin vitin e kaluar i dha frymëzim për t’u rikthyer sërish në turne muzikor, duke lënë të kuptohet se fansat duhet t’i jenë mirënjohës grupit legjendar për rikthimin e tij në skenë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.