Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

“E kërkoj prezencën e tij, kur më mungon”/ Drini Zeqo kujton babain e ndjerë: Nuk vuante nga asgjë, e humba pa u ndarë

P
Piranjat 1 July 2026, 21:39 · 3 min lexim
“E kërkoj prezencën e tij, kur më mungon”/ Drini Zeqo

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Drini Zeqo, i cili ka bërë një bisedë pa filtra mbi dashurinë, karrierën dhe jo vetëm…

Duke folur për vdekjen dhe për humbjen e babait, Drini u shpreh: “Për ta përmbyllur këtë pjesën e vdekjes dhe se pse unë e kam këtë raport, më është krijuar për shkak të humbjes shumë të parakohshme dhe komplet aksidentale të babait. Unë kam qenë 35 vjeç, babi ishte 56”.

Pjesë nga intervista:  

Tu desh kohë që ta pranoje humbjen e babait?

M’u desh pak kohë që ta asimiloja, sepse e humba pa u ndarë dot komplet fare nga një hemorragji cerebrale. Ai nuk vuante nga asgjë, ishte tërësisht i shëndetshëm, tërësisht në formë. Jetonte shumë mirë jetën e tij, me karrierë të mirë dhe imagjino një njeri që ikën kështu nga jeta, për djalin është një humbje shumë e madhe.

Më ka lodhur shumë ai moment, mezi e kam kaluar por e kalova. Dhe mendoj se kur humb një nga dy prindërit, por humbja e babait është… Mendoj që ndryshon shumë shpejt brenda natës. Ndarja nga jeta nuk është normale, nuk është e asimilueshme, por kur ndodh në mënyrë kaq të prerë, të beftë, kaq të hershme, të krijon një lloj…

Gjatë këtyre viteve që kanë kaluar, e ke ndierë ndonjëherë prezencën e babait tënd në mënyra të ndryshme?

Ka momente që e kërkoj. E kërkoj prezencën e tij për të dhënë përgjigje për shumë gjëra që unë nuk i jap dot vetë përgjigje dhe mendoj që në një formë apo në një tjetër, më jep. Ka raste që më mungon aq shumë dhe kur më mungon aq shumë, e vetmja gjë që mund të bëj është të shkoj ta vizitoj atje ku është.

Por edhe këtë e evitoj herë pas here sepse kur shkoj në varreza kam një ndjesi tmerrësisht të keqe, këputem shumë, më merr shumë energji ai momenti i të qëndruarit para një varri. Kështu që përpiqem të gjej një të mesme të artë. Por unë mendoj se nuk duhet të ndahemi përjetësisht nga të vdekurit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.