Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“E mbyti dhe tentoi të zhdukë trupin”/ Si u vra ish-missi nga partneri? Zbardhen detaje nga krimi

P
Piranjat 5 May 2026, 20:57 · 2 min lexim
“E mbyti dhe tentoi të zhdukë trupin”/ Si u vra ish-missi

Detaje të reja tronditëse janë bërë publike lidhur me vrasjen e ish-finalistes së “Miss Zvicra”, Kristina Joksimovic, një ngjarje që ka shokuar opinionin publik në Zvicër.

Sipas mediave zvicerane, bashkëshorti i saj, 41-vjeçari Marc Rieben, akuzohet se ka vrarë 38-vjeçaren pas një konflikti të ashpër familjar, i lidhur me divorcin, kujdestarinë e fëmijëve dhe çështje financiare. Hetimet tregojnë se ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2022, në Binningen pranë Bazelit. Prokuroria dyshon se gjatë përplasjes, i akuzuari e ka kapur viktimën nga fyti dhe e ka përplasur në mur, përpara se ta mbyste.

Më pas, sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka tentuar të fshehë krimin duke copëtuar trupin e saj me mjete prerëse dhe pajisje të ndryshme shtëpiake. Autoritetet zvicerane raportojnë gjithashtu se janë gjetur prova që tregojnë për përpjekje për zhdukjen e gjurmëve, përfshirë përdorimin e një blenderi industrial dhe substancave kimike.

Raporti mjeko-ligjor ka rrëzuar pretendimet e të dyshuarit për vetëmbrojtje, duke konfirmuar se shkaku i vdekjes ka qenë mbytja. Prokurorët e kanë përshkruar sjelljen e tij pas ngjarjes si të ftohtë dhe pa shenja pendese, ndërsa janë evidentuar edhe dyshime për probleme të shëndetit mendor.

Trupi i viktimës u gjet më vonë nga familjarët në ambientet e lavanderisë së banesës, ku policia sekuestroi edhe prova materiale që lidhen me krimin. Ngjarja është konsideruar si një nga rastet më të rënda kriminale të viteve të fundit në Zvicër.

Kristina Joksimovic kishte marrë pjesë në “Miss Zvicra” në vitin 2007 dhe më pas ishte angazhuar si trajnere në fushën e modelimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.