Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
SHOWBIZ

E paprecedentë në Serbi/ Konkurrenti tenton të mbysë konkurrenten në një format si Big Brother (VIDEO)

P
Piranjat23 April 2026, 18:40 · 2 min lexim
E paprecedentë në Serbi/ Konkurrenti tenton të mbysë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në reality show-n serb “Elita 9”, ku ka shpërthyer një debat i ashpër mes konkurrentëve Asmin Durdzic dhe Maja Marinkovic.

Formati, i cili transmetohet në Pink TV, është i ngjashëm me “Big Brother”, ku konkurrentët jetojnë së bashku nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kamerave.

Ngjarja ka ndodhur në dhomën e gjumit të shtëpisë “Bela kuca”. Gjatë konfliktit, Asmini e ka kapur Majën për fyti, duke e mbytur, ndërsa situata u përshkallëzua me shpejtësi dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme. Ende nuk dihen rrethanat e sakta që çuan në këtë përplasje, pasi në momentin e incidentit ata ndodheshin të shtrirë në krevat dhe të mbuluar me batanije, duke e bërë të paqartë shkakun e debatit.

Pas ngjarjes, Asmini u ka treguar konkurrentëve të tjerë versionin e tij, duke pretenduar se Maja e kishte qëlluar dhe e kishte zgjuar nga gjumi.

"Ajo më qëllon një herë dhe unë kthehem dhe bie në gjumë. Ajo më zgjon pas gjysmë ore dhe thotë kthehu nga unë, nuk mund të flesh kur të duash. Pesëmbëdhjetë herë dhe kthehem përsëri dhe ajo thotë "Mbulohu" dhe unë mbulohem, dhe ajo më qëllon përsëri. Pastaj ia shtrydha kokën. As nuk e di se ku e mbaja,” u shpreh ai.

Videoja e incidentit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë dënuar veprimin e tij ndaj një femre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.