E papritur/ Dafina Zeqiri fut makinën luksoze në Kalanë e Gjirokastrës, zonë e mbrojtur nga UNESCO

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka habitur ndjekësit në TikTok me një video mjaft të pazakontë, ku shihet duke lëvizur me veturën e saj luksoze brenda hapësirave të brendshme të Kalasë historike të Gjirokastrës.
Kalaja e Gjirokastrës është një pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. Për publikun dhe turistët, futja e mjeteve motorike është e ndaluar në mënyrë që të ruhen strukturat antike dhe kalldrëmi. Megjithatë, lëvizja e Dafinës nuk është një shkelje ligjore. Autoritetet lokale dhe Ministria e Kulturës lëshojnë autorizime të veçanta për raste specifike si xhirime filmash, festivale apo videoklipe.
Çdo gjë tregon se Dafina ka marrë një leje të posaçme institucionalisht, pasi ka përzgjedhur ambientet magjepsëse të "qytetit të gurtë" për xhirimet e projektit të saj të radhës muzikor. Edhe pa e lançuar ende këngën, artistja ka arritur të zgjojë kureshtjen e madhe të publikut.

Lexo edhe
SHOWBIZ
FOTO/ Enca Haxhia surprizon fansat dhe zbulon origjinën nga qyteti i njohur shqiptar

Mes diellit dhe detit, Rita Ora publikon foto provokuese nga Mykonosi

Del lista me 130 të ftuarit VIP të dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce

Mimoza Ahmeti rikthehet me projekte të reja, një këngë të re me Bujakën dhe një platformë për veprat e saj

Harry Styles “shkruan histori” në Wembley: 12 netë radhazi dhe rekord i paprecedent për një artist solo!

Harper Beckham prek me dëshirën e saj për ditëlindje: Një familje e bashkuar në vend të dhuratave luksoze!

Beyonce mahnit ndjekësit me këngën e saj e cila përkon me 250-vjetorin e SHBA-së

"Zyrtarisht të martuar" Taylor Swift dhe Travis Kelce i thonë "Po" njëri-tjetrit





