E quajti Arbanën “ku*kë”, Ermal Mamaqi kritikon sjelljen e Olës: Nuk e meriton të rrijë më aty brenda, turp i madh

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një përplasje verbale, ku Ola iu drejtua moderatores Arbana Osmani me një gjuhë të ashpër.
Pas largimit të Adionit, Ola u shfaq e mërzitur. Ndërsa Arbana po përpiqej ta qetësonte, ajo iu drejtua me fjalën “po kuçkë”, duke shkaktuar menjëherë reagime të forta.
Kjo deklaratë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku nuk munguan kritikat dhe debatet. Një reagim erdhi edhe nga opinionisti i emisionit, Ermal Mamaqi, i cili reagoi përmes një postimi.
Ai u shpreh i habitur nga situata, duke theksuar se ishte hera e parë që përjetonte diçka të tillë në gjithë karrierën e tij.
“Kam 25 vjet në televizion, hera e parë që më ndodh kjo. Jam ndjerë shumë keq në këto momente,” shkruan Ermali.
Gjithashtu, ai përgëzoi Arbanën për mënyrën se si menaxhoi situatën, duke u shprehur se ajo që ndodhi është një turp i madh.
“Bravo Arbanës për mënyrën se si e menaxhoi. Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë… Turp i madh… e pajustifikueshme,” shprehet ai.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Mira Murati mes yjeve në Met Gala 2026, shqiptarja tërheq vëmendjen në mbrëmjen e madhe të modës

Ola ka lidhje familjare me Eduart Grishajn?

“Po k*çkë, po të degjojmë!”/ Skandal në “Ferma Vip”, fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin! Reagon moderatorja

Pasi i tha ‘k*çkë’ Arbanës në studio, familjarët e Olës bëjnë veprimin e papritur

E turpshme në “Ferma VIP”, Ola-Arbanës: Po kuç*ë?





