Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps
SHOWBIZ

Edi Manushi ndërpret emisionin dhe kërkon ta çojnë Mateo Borrin në shtëpi: Jam i shqetësuar...

P
Piranjat17 June 2026, 17:21 · 2 min lexim
Edi Manushi ndërpret emisionin dhe kërkon ta çojnë Mateo

Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve gjatë transmetimit të fundit të “Top Arena”.

Menjëherë pasi përfundoi intervista me të ftuarën Valbona Mhilli, moderatori Edi Manushi iu drejtua Mateo Borrit me një pyetje që ngriti dyshime se ish-banori i “Big Brother VIP Albania” nuk po ndihej mirë.

“O zotëri, jam i shqetësuar për shëndetin tënd, ti gjithë kohës qesh. Je mirë tani? Do vazhdosh apo do shkëputesh?”, e pyeti Manushi.

Mateo u përgjigj shkurt duke thënë se do të qëndronte në studio deri në bllokun e radhës publicitar. Megjithatë, moderatori vendosi të ndërhyjë menjëherë.

“Do ta bëjmë që tani? Hajde Mateo, hajde një duartrokitje, e përcjellim Mateon. Faleminderit. Është pa qejf pavarësisht buzëqeshjes”, tha Manushi para publikut.

Pas kësaj, ai iu drejtua stafit në prapaskenë duke u kërkuar që të kujdeseshin për Mateo Borrin dhe ta shoqëronin për në shtëpi.

Nuk është bërë ende e ditur se çfarë problemi shëndetësor apo shqetësimi mund të ketë pasur Mateo, por momenti nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, i cili reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke u interesuar për gjendjen e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.