Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës
SHOWBIZ

Einxhel Shkira shpërthen pas kritikave për pamjen: Na lini të jemi të shëmtuara

P
Piranjat20 August 2026, 19:15 · 2 min lexim
Einxhel Shkira shpërthen pas kritikave për pamjen: Na lini të

Einxhel Shkira ka reaguar publikisht pas një sërë komentesh dhe kritikash për pamjen e saj që ka marrë në rrjetet sociale. Moderatorja ka publikuar në Instagram disa prej reagimeve të ndjekësve, ku vëmendja është përqendruar kryesisht te vetullat dhe buzët e saj.

Disa përdorues e kanë këshilluar të ndryshojë diçka në pamjen e saj, ndërsa të tjerë kanë aluduar edhe për ndërhyrje estetike.

Pas shtimit të komenteve, Einxhel ka vendosur t’u përgjigjet publikisht, duke e kthyer diskutimin te presioni që vajzat përballojnë për standardet e bukurisë. “Sa e vështirë është në Shqipëri të pranohesh si je!! Ti bësh je e bërë, mos i bësh prap i ke të bëra, t’i lësh fare pas dore pse s’i bën.”

Einxhel Shkira shpërthen pas kritikave për pamjen: Na lini të

Më tej, moderatorja ka vijuar me një mesazh edhe më të drejtpërdrejtë: “E kuptoj që kemi standarde shumë të larta, por po vazhduat kështu do kemi vetëm vajza që postojnë me filtra që të mos keni kurrë mundësi t’i dini vërtet si duken.”

Dhe në fund, Einxhel ka shtuar me humor dhe ironi: “Na lini të jemi të shëmtuara aman o Zot, se s’ka kush nerva me bërë më shumë se kaq.”

 

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.