Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
SHOWBIZ

Ekspertët e kuptojnë se lidhja juaj ka marrë fund vetëm nga ky veprim

P
Piranjat11 August 2026, 23:08 · 3 min lexim
Ekspertët e kuptojnë se lidhja juaj ka marrë fund vetëm nga

Mbajtja gjallë e një marrëdhënieje romantike nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijëve. Shumë çifte kalojnë periudha të vështira, të cilat, nëse nuk adresohen në kohë, mund të ndikojnë seriozisht në marrëdhënie.Psikologët dhe këshilltarët e marrëdhënieve thonë se, përpara se një lidhje të përfundojë, zakonisht shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Një prej tyre lidhet me mungesën e kontaktit fizik mes partnerëve.

Sipas ekspertit të marrëdhënieve Rick Netshiozwi, një sinjal që nuk duhet neglizhuar është mënyra se si partnerët sillen me njëri-tjetrin në shtrat.

“Një shenjë e qartë se një martesë po i afrohet fundit është mënyra se si flini. Kur secili prej jush qëndron në anën e vet të shtratit dhe këmbët tuaja nuk prekin më njëra-tjetrën, atëherë gjërat mund të jenë duke u bërë të vështira”, është shprehur ai në një video në TikTok.

Sipas tij, kontakti fizik është i rëndësishëm në një marrëdhënie. Nëse edhe një prekje e thjeshtë mes partnerëve krijon një ndjesi të çuditshme ose parehatie, kjo mund të jetë një shenjë se ata po largohen emocionalisht nga njëri-tjetri.

Përqafimi dhe kontakti fizik në shtrat, sipas Netshiozwi, mund të jenë tregues të një lidhjeje të fortë. Megjithatë, mënyra se si fle një çift nuk është domosdoshmërisht një matës i saktë i shëndetit të marrëdhënies. 

Shkenca e mbështet pjesërisht rëndësinë e prekjes. Studimet kanë treguar se kontakti fizik mund të ndikojë në rritjen e oksitocinës, hormonit që lidhet me besimin, afërsinë dhe lidhjen emocionale. Një artikull i vitit 2021, i publikuar në revistën “Neuroscience & Biobehavioral Reviews”, e përshkruan prekjen si një nga format më themelore të komunikimit njerëzor, që mund të përcjellë ndjenja afeksioni dhe të krijojë një ndjenjë afërsie.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.