Gati 50 vite pas vdekjes së tij, ëndrra e parealizuar e Elvis Presley për një turne botëror po ringjallet përmes dokumentarit të ri koncertor “EPiC: Elvis Presley in Concert”, i cili pati premierën në Los Angeles më 18 shkurt.
I njohur si “Mbreti” i rock and roll-it, Presley arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara, por kurrë nuk realizoi dëshirën e tij për të performuar jashtë vendit në një turne të madh ndërkombëtar. Në premierën e filmit, bashkëpunëtorë të afërt të artistit kujtuan këtë peng të jetës së tij.
Miku dhe ish-menaxheri i tij, Jerry Schilling, theksoi se Presley ishte pionier jo vetëm në muzikë, por edhe në mënyrën si konceptoi rezidencat në Las Vegas gjatë viteve ’70. Sipas tij, artisti kishte ndikime të gjera nga rhythm and blues, gospel dhe country, duke performuar gjithmonë në mënyrë unike.
Megjithatë, në mesin e viteve 1970, Presley nisi të ndiente zhgënjim për faktin se mbeti i kufizuar në SHBA. “Ai donte të shkonte në Angli, në Japoni e më tej. E donte Las Vegasin, por donte edhe të bënte të gjitha këto gjëra të tjera”, u shpreh Schilling.
Regjisori i dokumentarit, Baz Luhrmann, ndau të njëjtën pikëpamje, duke theksuar se shfaqja e Presley-t ishte konceptuar me një audiencë ndërkombëtare në mendje. “Ai krijoi një spektakël të madh duke menduar se do ta çonte në Angli, në Japoni, në një turne botëror. Por ai bëri turne vetëm në Amerikë”, tha Luhrmann.
Dokumentari përmban pamje të rralla dhe materiale të papublikuara nga arkivat e Graceland, duke ofruar një vështrim intim mbi periudhën e tij në Las Vegas dhe mbi vizionin artistik që kishte përtej kufijve amerikanë.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
19 February19:25
'Më shpërthyen implantet e gjoksit', ish-modelja e njohur zbulon arsyen e shpërfytyrimit në fytyrë
Ylli amerikan i reality show-t dhe ish-modelja Brandi Glanville ka bërë një deklaratë tronditëse për gjendjen e saj shëndet&e...
SHOWBIZ
19 February18:56
Beatrix dhe Alban festojnë fitoren e nënës së tyre ndaj tumorit
Beatrix dhe Alban Ramosaj ndanë një prej atyre momenteve që mbeten gjatë në kujtesë, një përqafim për të cilin...
SHOWBIZ
19 February18:38
Pas arrestimit të vëllait, mbreti i Charles III fotografohet në një sfilatë mode në Londër
Monarku përshëndeti kalimtarët teksa mbërriti në prezantimin e stilistit Tolu Coker, pjesë e Javës së Modës në...
SHOWBIZ
19 February16:29
Po përballet me burgim të përjetshëm, si u arrestua në shtëpinë e tij Princi Andrew pas skandalit Epstein
Në një zhvillim të paprecedentë në historinë moderne të familjes mbretërore britanike, oficerët e Policisë arr...
SHOWBIZ
19 February16:01
Mbreti Charles III reagon pas arrestimit të vëllait, ish-princit Andrew
Mbretëria e Bashkuar është përballur me një zhvillim të pazakonte këtë të enjte, kur Andrew Mountbatten-Windsor, v&...
SHOWBIZ
19 February15:35
Momente paniku për Xheneta Fetahun/ Aksident i frikshëm në rrugë
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, është përfshirë në një aksident automobilistik, duke shkaktuar shqetë...
SHOWBIZ
19 February14:53
Mateo akuzon Mirin: "Rogerti të ka sharë karrierën, o i pa moralshëm"
Debatet mes Mateos dhe Mirit vazhdojn të ashpra ky i fundit akuzon Mateon se bën si i dashuruar, ndërsa Mateo ia kthen duke thën&eum...
SHOWBIZ
19 February13:02
Gjesti nis agjerimin: “Duhet me bo, njerëz!”
Gjesti ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar besimtarët me rastin e nisjes së muajit të shen...
SHOWBIZ
19 February13:01
Loja e Rogertit në “BBVA”, flet për herë të parë gruaja e tij. Çfarë tha ajo?
Bashkëshortja e Rogertit ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë së B...
SHOWBIZ
19 February12:39
Kozak dhe Denisa bëhen prindër për herë të dytë! Emri që i vendosën foshnjës
Familja e personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Kozak Braçi, është bërë më e gjerë dhe më e lumtur! K...