Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

Emilie Kiser kërkon falje pasi djali i saj u shfaq pa jelek shpëtimi në një varkë, një vit pas tragjedisë

P
Piranjat30 July 2026, 23:45 · 2 min lexim
Emilie Kiser kërkon falje pasi djali i saj u shfaq pa jelek shpëtimi

Influencuesja amerikane, Emilie Kiser, (27 vjeçe) ka reaguar pas kritikave të shumta në rrjet, pasi djali i saj 16-muajsh, Teddy, u shfaq në një video duke qëndruar në një varkë pa jelek shpëtimi.

Videoja ishte realizuar gjatë një pushimi në Mallorca në qershor, ku Emilie ndodhej me bashkëshortin Brady. Pamjet, të cilat më pas u fshinë, shkaktuan reagime të forta nga ndjekësit, veçanërisht për shkak se vijnë vetëm pak më shumë se një vit pas humbjes tragjike të djalit të saj të madh, Trigg, i cili humbi jetën nga mbytja në moshën 3-vjeçare. Pas kritikave, Emilie pranoi se djali i saj duhej të kishte qenë me jelek shpëtimi gjatë gjithë kohës në varkë dhe tha se familja është shumë e vetëdijshme se sa shpejt mund të ndryshojë jeta pas një aksidenti.

“Fëmija ynë duhej të kishte pasur jelekun e shpëtimit gjatë gjithë udhëtimit me varkë. Duhej të kishim bërë më mirë”, shkroi ajo në Instagram.

Ajo gjithashtu tha se e kupton shqetësimin dhe zemërimin e njerëzve, duke theksuar se shumë prej tyre reagojnë nga dhimbja që ndjejnë për faktin se djali i saj Trigg nuk është më gjallë.

“Trigg ishte vetëm tre vjeç dhe duhej të kishte jetuar një jetë të gjatë. Kjo është një realitet me të cilin jetojmë çdo ditë”, u shpreh ajo.

Emilie premtoi se do të vazhdojë të mësojë nga gabimet dhe të promovojë sigurinë në ujë, një temë për të cilën është bërë zë e fortë pas vdekjes së djalit të saj.

Emilie Kiser kërkon falje pasi djali i saj u shfaq pa jelek shpëtimi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.