Emma Marrone i përgjigjet kritikave: Shenjat në trup tregojnë betejat që kam kaluar

Emma Marrone ka zgjedhur t’u përgjigjet komenteve për pamjen e saj duke treguar një pjesë të historisë personale që fshihet pas trupit të saj. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja italiane foli pa komplekse për barkun e saj dhe për ndryshimet që ka pësuar ndër vite. Ajo shpjegoi se pamja e muskujve në pjesën e barkut është ndikuar nga ndërhyrjet kirurgjikale që ka kaluar.
Emma është përballur disa herë me tumore dhe ka iu është nënshtruar operacioneve, të cilat kanë lënë gjurmët e tyre në trupin e saj. Për këngëtaren, këto shenja nuk janë diçka për t’u fshehur apo për t’u konsideruar si të meta fizike.
Përkundrazi, ato i kujtojnë betejat që ka kaluar dhe faktin se trupi i saj ka luftuar bashkë me të.
Duke folur për mënyrën se si e sheh veten sot, Emma ka treguar se e trajton trupin e saj “si një altar”, pikërisht sepse e di se sa shumë ka bërë për ta mbajtur gjallë. Ajo ka theksuar gjithashtu se pamja e jashtme është vetëm një “mbështjellës”, ndërsa vlera e vërtetë e një njeriu qëndron në atë që mbart brenda.
Në këtë mënyrë, reagimi i saj nuk është thjesht një përgjigje ndaj kritikave për peshën apo formën fizike. Është një kujtesë se asnjë trup nuk duhet gjykuar vetëm nga ajo që duket në sipërfaqe.
Pas një mbrese, një shenje apo një ndryshimi fizik mund të fshihet një histori sëmundjeje, një operacion, dhimbje dhe një betejë që të tjerët nuk e kanë parë. Për Emmën, shenjat nuk janë papërsosmëri. Janë dëshmi se ka kaluar nëpër vështirësi dhe ka dalë prej tyre.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Brad Pitt flet 'pa doreza' për periudhën më të errët të jetës së tij: Dhimbja ishte aq e fortë saqë tani i kuptoj ata që...

VIDEO/ Dua Lipa nuk përmbahet, bëhet viral shikimi ‘hot’ i saj ndaj bashkëshortit

“Dasma e Ronaldos” shkakton kaos në Madeira, por e vërteta i surprizoi të gjithë

E papritur! Enada Hoxha dhe Gerd Vaso rikthehen bashkë pas divorcit të bujshëm

Britney Spears alarmon fansat: Kujdes me botox-in, më ra qepalla për katër javë





