
Ishte mjeku pediatër Edi Tushe, i cili përmes një reagimi zyrtar u shpreh se emri i tij po përdoret pa autorizimin e tij. Ai tha se nuk e ka autorizuar Pitarkën apo asnjë person tjetër të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore apo përfitime personale të çfarëdo forme.
Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga vetë Pitarka, e cila u shpreh se postimet e saj ishin vetëm informacione të përgjithshme për të ndihmuar prindërit që nuk përballojnë dot klinikat private.
Tushe, i ftuar në podkastin “Shëndet me Almën” nga Alma Demiraj, ka thyer heshtjen duke dhënë detaje lidhur me këtë debat që mori përmasa të mëdha. Ai u shpreh se nuk ka bërë asnjëherë kompromise me profesionin e tij, teksa u bëri thirrje prindërve të mos u referohen rrjeteve sociale.
“Ato janë shpesh herë çorientuese, sepse informacioni që japin është i ndryshëm. Çdo individ është i ndryshëm nga tjetri. Unë mendoj që rrallë një nënë dëmton fëmijën e vet. Nuk mendoj se të gjithë prindërit i referohen rrjeteve sociale; ata gjithmonë kanë një këshillues dhe i drejtohen mjekut. Informacionet e marra nga rrjetet sociale shpesh janë të gabuara dhe nuk duhet të përdoren si element orientues për fëmijën.
Unë, gjatë gjithë jetës sime, nuk kam bërë kompromise me profesionin tim, veçanërisht me ata që janë tregtarë. Kur jap një informacion, e jap për këdo. Natyrisht, kontakti me pacientin dhe rasti janë shumë individualë dhe nuk mund të përdoren apo, aq më tepër, të deformohen. Nuk mund t’i japësh informacion të njëjtë çdo personi. Unë dua ta neglizhoj këtë debat për diçka të kësaj natyre. Çdo njeri flet për ndërgjegjen e vet dhe kjo më shqetëson. Të përdorësh një informacion dhe më pas të vendosësh reklama të caktuara është gabim në këtë rast.
Prindërit nuk duhet të ndjekin gjëra të tilla; mjeku është ai që përcakton se çfarë duhet bërë. Australia i ka mbyllur rrjetet sociale, sepse ato shkaktojnë dëme në jetën e njeriut, ndërsa ligje të ngjashme po përpilohen edhe në Europë”, u shpreh Tushe.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
27 January13:07
Debat i ashpër mes Klodit dhe Elijonës: Unë kam dikë jashtë!
Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të fortë, ku duket se tensionet mes tyre kanë arri...
SHOWBIZ
27 January12:59
Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike
Familja e Mal Retkocerit ka shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur nga Rogert Sterkaj gjat&eu...
SHOWBIZ
27 January08:18
Pse duhet të dalësh për të vrapuar këtë janar: përfitimet e aktivitetit fizik në të ftohtë
Me ardhjen e temperaturave të ulëta të janarit, shumë persona priren të shmangin aktivitetin fizik në natyrë dhe të q&...
SHOWBIZ
27 January08:17
Rikthehet çifti Alba-Limi, puthen në dhomën e rrëfimit!
Në Prime-in e 21-të të “Big Brother VIP Kosova 4”, një moment i veçantë dhe emocionues ka ndodhur mes dy banor&eum...
SHOWBIZ
27 January08:09
Elijona tërheq pëlqimin për Klodianin, çfarë ka ndodhur mes tyre?
Në një klip të dhënë gjatë Prime-t të sotëm të “BBVK”, Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj janë p&...
SHOWBIZ
26 January23:01
“Mungesë shpirti përjetë”/ 2 muaj pa Shpat Kasapin, Selivje Jao bën postimin prekës
Kanë kaluar dy muaj që nga humbja e trishtueshme e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi.
Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka nda...
SHOWBIZ
26 January22:42
Pas deklaratës së nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos: Mbështetja jonë është dhe do të mbetet e palëkundur
Familja e Mateos ka reaguar publikisht pas diskutimeve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, duke shpërndar&...
SHOWBIZ
26 January22:16
'Nuk punoj dot me Anën', Bjordi: Më çmend, llastohet shumë
Përveç impenjimeve profesionale, Bjordi Mezini ndau detaje nga jeta e tij familjare në programin “Me prit të dielën” me E...
SHOWBIZ
26 January21:45
Romancë me Greta Kazazin? Vëllai i Selin Bollatit publikon foton krah partneres së tij
Dy nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania” janë Selin Bollati dhe Greta Kazazi, ...
SHOWBIZ
26 January21:24
"A t'u ngrit kur pe Baby G?"/ Keijsi nuk ia kursen Stenaldos në debat, e motra: Meshkuj janë, është proces natyral
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po rriten nga dita në ditë, me debate të forta mes banorëve. Një...